Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë më 1 shtator padinë e PD-së ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e cila e cilësoi Partinë e Lirisë si partinë më të madhe në opozitë duke i dhënë 2 anëtarë në KZAZ-në e zgjedhjeve të Kukësit që do të mbahen më 24 shtator. PD e Bashës do të ketë 1 anëtarë ndërsa Partia Socialiste 3 anëtarë.
PD nuk bie dakord që Partia e Lirisë të konsiderohet si partia më e madhe opozitare pasi sipas tyre konfuzon demokratët.
Në mbledhjen e 22 gushtit KAS rrëzoi ankimin dhe nuk pranoi ta marrë në shqyrtim. PD ankimoi vendimin dhe më 1 shtator në orën 09:00 Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë kërkesën e PD-së për “Shfuqizimi i vendimit nr. 179, datë 22.08.2023, të KAS “Për mospranimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr.93, datë 20.08.2023, të depozituar nga “Partia Demokratike e Shqipërisë”. Dhe detyrimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) të marrë vendim, lidhur me kërkesën ankimore nr. 93, Dt. 20.08.2023, depozituar nga subjekti “Partia Demokratike e Shqipërisë”.
Sot u hodh shorti dhe u caktua trupi gjykues që do të gjykojë kërkesën e PD-së është Marsela Dervishi (Relatore) dhe anëtarë Sokol Ibi, Manjola Xhaxho,Esmeralda Xhili dhe Edlira Petri.
Në zgjedhjet për bashkinë Kukës që do të mbahen më 24 shtator Rithemelimi do të garojë me Emri Vatën, PS me Albert Halilaj. Arif Rexhmati, i cili është edhe kryetari i Partisë Demokratike zyrtare Dega Kukës, është kandidati më i përfolur nga PD e drejtuar nga Lulzim Basha.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4411
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zëvëndës presidentja e Bullgarisë vizitë në Kukës: Shqipëria, hapa pozitiv drejt BE-së
3 Prill, 16:44
-
Sistemi i ngrohjes bllokon godinën e re të gjimnazit në Kukës, nxënësit mësim me turne, dalin në protestë! Edhe në Lezhë s’punon kaldaja
5 Dhjetor 2023, 16:30
-
Largimi masiv i kuksianëve drejt Anglisë, kryebashkiaku Albert Halilaj josh emigrantët: Asnjë taksë për bizneset në 2 vitet e para, nëse ktheheni në Kukës
22 Nëntor 2023, 13:24
-
Veliaj pret homologun Albert Halilaj: Bashkëpunim për trajnimin e punonjësve të administratës së Kukësit
21 Nëntor 2023, 14:20
-
Higjena skandaloze në shkollën Breg-Lumë dhe rruga e shkatërruar në Gjegjan, kryebashkiaku i Kukësit: Do ndëshkohet subjekti që dëmtoi infrasktrukturën
17 Nëntor 2023, 15:52
-
Betohet kryebashkiaku i ri i Kukësit, Albert Halilaj! Kongresi i 4 nëntorit, Klosi mbledh PS-në: Kemi kundërshtarë të dobët, do i mundim në 2025
16 Tetor 2023, 14:26
-
Zgjedhjet e pjesshme të Kukësit/ KQZ miraton rezultatin
12 Tetor 2023, 16:16
-
Zgjedhjet në Kukës/ KQZ i jep mandatin si kryebashkiak Albert Halilajt
4 Tetor 2023, 12:45
-
Agron Gjekmarkaj: Kronikë e gjatë ngjarjesh dhe personazhesh! Hakmarrja e Mulit, rikthimi i Ditmarit e trazimet e Çyrbes
2 Tetor 2023, 18:59
-
Kryebashkiaku i Kukësit flet për herë të parë në Report Tv: Do jem njeri i punës, turizmi dhe infrastruktura prioriteti im! Emigrantët do nxis të investojnë në vendin e tyre
29 Shtator 2023, 21:07
-
Humbja në Kukës, Berisha refuzon të bëjë veten përgjegjës: U blenë, kanë dhënë lekë me thasë për një javë resht! 11 përjashtimet e Bashës? Vetë e ka fajin
29 Shtator 2023, 12:44
-
Zgjedhjet në Kukës, Zaloshnja: Bashkimi i Berishës e Metës tregon se pakësojnë votat! Të ndryshojnë emrin e koalicionit në ‘Bashkë Humbasim’
27 Shtator 2023, 13:55