Zgjedhjet në Malin e Zi, Genc Nimanbegu për Report TV: 3 shqiptarë në parlament! Rama na dëmtoi kur mbështeti Gjukanoviç e jo ne

Koalicionet shqiptare do të përfaqësohen nga 3 deputetë në parlamentin e ri të Malit të Zi të dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit 2013. Dy deputetë nga Forumi Shqiptar i Nikollë Camaj dhe Ferhat Dinosha dhe Genc Nimanbegu nga lista e Aleancës Shqiptare.

Veç këtyre në parlamentin e Malit të Zi janë dhe shqiptarët Dritan Abazoviç (URA), Drita Llolla ( DPS) dhe Mehmet Zenka nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve por për Genc Nimanbegu, bartësi i listës “Aleanca Shqiptare” ata nuk nuk kanë punuar për interesat e shqiptarëve.

“Listat autoktone shqiptare sipas ligjit zgjedhor prodhojnë tre deputetë shqiptarë. Shqiptarët etnikë në listat e tjera vazhdimësisht nuk kanë prodhuar me të njëjtën frymë me ne. Ato ishin kundërshtarët tanë politikë për vite me radhë. Nëse duan të mbështesin politikat tona në afatmesëm atëherë mund të deklarohet qartazi që janë 6 deputetë shqiptarë” thotë Nimanbegu në një intervistë me skajp nga Ulqini për emisionin “Sot live në Shqipëri” në Report TV

Me "Forumin Shqiptarë" kanë lënë mënjanë akuzat për të shtrirë dorën për bashkëpunim së bashku dhe me deputetët e tjerë të pakicës me qëllim çuarjen e Malit të Zi drejt rrugës europiane.

“Do të vijojmë politikat e deritanishme të përmirësimit qoftë gradual, apo të menjëhershme të kërkesave tona. Është një rezultat i mirë edhe për pakicat e tjera. Kroatët do të rikthehen në Malin e Zi pas një sabotazhi të cilin e kishin në 2020 dhe ishin jashtë. Ai sabotazh ndoshta ishte përpjekje e politikave pro serbe atëherë. Boshnjakët kishin një ngritje rreth 32 % të numrit të votave dhe do të pozicionohen një subjekt mjaft i fuqishëm me 6 deputetë në Kuvendin e Malit të Zi. Me këto deputetë kemi ngritur një platformë të përbashkët që nga viti 2012 dhe si deputetë me interesa të përbashkëta do të paraqesim një shtyllë  të fortë për vijimin e rrugës pro europiane dhe pro euroatlantike në Shqipëri” tregon bartësi i listës “Aleanca Shqiptare” për gazetarin e Report TV Nertil Agalliu  

Po shqiptarët e Malit të Zi a kanë pasur nga Tirana dhe Prishtina? Nimanbegu kritikon Ramën që i dha mbështetje Gjukanoviç dhe jo koalicioneve shqiptare. 

"Unë jam shumë në bashkëdialog me qeverisjen e Kosovës dhe ministrinë e Punëve të jashtme të Shqipërisë. Kemi takime bashkëpunimi normal, por do ju kujtoj se kryeministri Rama në 2020 i dha mbështetje publike Gjukanoviç dhe kjo na dëmtoi shumë ne si pozicionim politik sepse populli mund të mendojë se nuk janë të nevojshme subjektet kombëtare shqiptare por mund të votoni subjekte apo pro serbe nëse kanë ndonjë shqiptar në listat e tyre. Unë i gëzohem cdo ngritje të ndërgjegjes shqiptarë të kuptojë se bashkëpunëtorë të parë të ketë subjektet politike shqiptare. Nuk ndodh ndonjëherë që kryeministri kroat të vijë e të mos takohet drejtëpërdrejtë së pari me kroatën dhe më pas zyrtarët e Podgoricës" kritikon Genc Nimanbegu

Duket se votat e tyre do shkojnë për lëvizjen "Evropa Tani"

“Shqiptarët do të përkrahin politikat proeuropiane. Zoti Spahiç dhe subjekti i tij do të marrë mandatin e formojë qeverinë dhe ai është shprehur qartë se do të vijojë politikën proeuropiane. Ai premton rritje pagash mesatare, dhe paga minimale në një afat shumë të shkurtër. Ai premton që për një afat 1 vjeçar rroga mesatare do të bëhet  1 mijë euro, përpos dyshimit si do të realizohen këto janë elementë kyç si kanë marrë votat. Nga ana tjetër subjektet që ishin në qeveri kanë rënie në mandat e vota" 

Dje në Malin e Zi "Lëvizje Europa Tani" doli e para me 26 përqind të votave apo 24 mandate, por jo të mjaftueshme për të formuar një qeveri e vetme. Ajo u pasua nga koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike e Socialistëve e ish-presidentit Milo Gjukanoviq me 23,7 për qind ose me 21 mandate në Parlamentin e Malit të Zi.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 13/06/2023 08:58

    TI DUHET TE JESHE NDONJE MIK I SHPELLARIT BANDIT berishes...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda