Një vit pas humbjes historike në zgjedhjet parlamentare dhe pas votimit për kryetarin e ri, PD hyri në proces zgjedhor lokal. Në ditët kur shqiptarët si pjesa më e madhe e botës merreshin me kampionatin botëror, demokratët e periferisë merreshin me veten e tyre. Përmes një zhvillimi pozitiv: votimit konkurrues, u zgjodhën kryetarët e rinj të degëve, me përjashtim të Tiranës. Votimi konkurrues, në disa raste edhe përmes një balotazhi midis dy më të votuesve, është shenjë demokracie.
Fakti se rikthimi i votës në PD ndodh pas vitesh braktisje dhe injorim, e bën shenjën pozitive dyfish domethënëse. Ndaj meriton inkurajim. Kaq.
Pjesa tjetër e zgjedhjeve demokratikase, - debati i munguar midis kandidatëve, debati i munguar mbi analizën zgjedhore, sistemi i i imponimit përmes të deleguarve “të qendrës” si dhe kontestimet mbi emrat dhe procedurat e votimit, - që u ndeshën në disa prej degëve kryesore, - janë dëshmi se PD është ende larg të qenit strukturë demokratike në mendësi, sjellje, reagim dhe vizion për të ardhmen. Midis modelit të reformimit klasik dhe vazhdimësisë më shumë dominuese ishte modeli i dytë.
Midis nevojës për oferta cilësore të elitave dhe ofertave populiste të periferisë, me ndonjë përjashtim të rrallë PD zgjodhi dhe votoi të dytën. Midis nevojës për hapje publike cilësore me kredo e projekt moral dhe praktikës së kontrollit të hapjes në shërbim të interesave të një pakice të interesuar për imunitet politik PD edhe këtë herë zgjodhi të dytën. Në thelb, më shumë se zgjidhje për të ardhmen duket se këto janë zgjedhje kalimtare dhe provizore, të cilat përmbushin dy synime: i japin fund debatit së legjitimitetit në këtë parti politike (prej vitesh pa struktura të zgjedhura), si dhe kanë persona përgjegjës për organizimin dhe përballjen në fushën e ardhshme lokale 2015.
Konkretisht, përpjekja e imponimit nga lart të rregullave të reja, - evitimi nga gara i personave drejtues dhe përgjegjës për humbjet zgjedhore, - nuk dha rezultatin që pritej. Harta e zgjedhjes së drejtuesve të rinj lokalë dominohet nga ish drejtues në vite, figura politike lokale pa ndonjë mbështetje të dukshme publike, të votuar dhe të humbur në më shumë se një palë zgjedhje, dhe shpesh, të identifikuar me atë sistem kundër të cilit votuan 1.1 milion shqiptarë në qershor 2013.
Me disa përjashtime, shumica e drejtuesve të rinj lokalë të PD jetojnë prej vitesh në Tiranë, duke e bërë atë të parën parti në Evropë që drejtohet part time, kriter që formalisht vjen në kundërshtim edhe me vetë parimet demokratike të organizimit dhe me vetë dokumentet statutorë të PD-së. Në garën e qyteteve të mëdha, (Fier, Shkodër, Elbasan, Vlorë, Korçë, Durrës, etj), të gjitha energjitë u drejtuan nga emrat nominalë në garë dhe lobingu i tyre sesa në debatin normal që duhet të kishte një anëtare e EPP mbi programin politik, sfidat, identitetin, prioritetet dhe projektet e të ardhmes. Askush nuk paraqiti një publik një strategji konkrete sesi ai e mendon të ardhmen, sesi i gjykon gabimet e kaluara, sesi PD duhet të ndryshojë dhe sesi e djathta mund të bëhet alternativë e shumicës.
Mbetet sa paradoks dhe aq edhe luks i tepërt që në qytetet e traditës universitare partia e krijuar më 1990 nga studentë e intelektualë, me ndonjë përjashtim periferik, nuk gjeti dhe nuk gjen dot figura akademike dhe universitare për të promovuar, ndërkohë që gjen pa fund emra pa profesion, pa ndonjë arritje profesionale dhe pa merita të veçanta publike. Për më tepër, më shumë se dy e treta e tyre kanë qenë funksionarë të lartë të qeverisjes së mëparshme në sektorë problematikë e të kritikuar, gjë që i kushtëzon të mos shfaqin qëndrime kritike ndaj modelit të mëparshëm qeverisës, pra edhe motiveve përse PD u ndëshkua ashpër me votë, - por edhe e kufizon ndjeshëm shansin e tyre për të sjellë shpresë e besim për ndryshim në këtë forcë politike.
Debati mediatik nëse në këto zgjedhje fituan të “rinjtë” apo të “vjetrit”, nëse drejtoi ish kryetari apo kryetari, nëse dikush braktisi votimin i pakënaqur apo të gjithë u kënaqën etj, nuk është debat thelbësor dhe nuk ka asnjë vlerë politike e historike. Në garë nuk pati në asnjë rast kandidatë me platforma të ndryshme dhe as diferenca në qëndrime. Të gjithë ishin në të njëjtën linjë, pra është garë brenda “gardhit”, garë se kush është më shumë besnik ndaj shefave dhe jo garë se kush do jetë më besnik ndaj qytetarëve dhe parimeve. Edhe të deleguarit nga qendra, që nga ish i burgosuri politik dhe deri tek ish këshilltari i Hekuran Isait, nuk ishin aty për të ndryshuar gjendjen, por për të sanksionuar status quo-n, me emra të rinj po aq preferencialë sa vetë ata ishin preferencial në emërimin që iu bë disa muaj më parë.
Pasi mbyllin dyert për të tjerët, pasi krijojnë mekanizma të “tokës së xanun” në PD dhe pasi shohin tek çdo mendim ndryshe armikun, - alibia e tyre është prefekte: këta jemi, nuk ka të tjerë, po shpëtojmë anijen e mbytur nën udhëheqjen e kapitenit që realisht mbyti anijen! Njësoj flasin, mendojnë, reagojnë edhe vajzat e modës që recitojnë në emër të PD, edhe ca deputetë që recitojnë në parlament, edhe ca prurje “të reja” që bëjnë marketing në studiot televizive, - duke i mohuar praktikisht shansin e mundësinë PD-së të bëhet forcë politike e ideve konkurruese, e qarkullimit të elitave dhe aftësisë për të ndryshuar veten dhe më pas, edhe politikën. Ky emërues konsensual sjelljeje dhe standardi përbën defektin më të madh të zgjedhjeve në PD dhe një rast tjetër të humbur për reformimin e saj programor, strukturor, përfaqësues dhe identitar.
PD do të duhet të mbyllë edhe Tiranën dhe më pas edhe të “zgjedhë” strukturën qendrore: këshillin kombëtar, kryesinë dhe sekretariatin. Bazuar në të dhënat e deritanishme (udhëzuesi, të deleguarit dhe të zgjedhurit në rrethe) varianti më optimal është se nuk pritet më të ketë surpriza. Radha e parë kalon në rreshtin e dytë dhe radha e tretë kalon në rreshtin e parë. Përtej këtyre radhëve të rezervuara çdokush tjetër le të qëndrojë në këmbë, të shijojë spektaklin dhe është i lirë të duartrokasë ose të largohet pa folur.
Për të vijuar kështu deri në zgjedhjet lokale pas një viti, kur bazuar në rezultatet zgjedhore, shumica e atyre që u zgjodhën këto ditë ndofta do të duhet të japin dorëheqje për të rihapur një garë të re, - garën e munguar të vlerave në PD. Një fazë e dytë që do të reflektojë ndryshime në grupin parlamentar, në raportet me aleatët, në jetën politike opozitare dhe me siguri, edhe në listën e ardhshme elektorale. Për tu rikthyer pas 4-5 vitesh aty ku ishim 4-5 muaj më parë dhe për të kuptuar se koha dhe shanset e humbura për opozitën dhe të djathtën në Shqipëri janë kosto vetëm për qytetarët mbështetës dhe shoqërinë, dhe jo për ata që realisht mbeten e sillen si pushtet edhe kur janë në opozitë.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 18 Korrik 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com