Procesi zgjedhor për kreun e Partisë Demokratike në Pukë ka përfunduar sot me shpalljen e Demir Hysenit fitues

Sipas rezultateve, Hyseni ka marrë 275 vota, ndërsa kandidati përballë tij, Ferit Ringaj, ka siguruar 230 vota. Nga numërimi rezultojnë edhe 13 vota të pavlefshme.

Gara mes kandidatëve është zhvilluar në një klimë tensionesh, kryesisht për shkak të kandidaturës së Ringajt, i cili ishte i pozicionuar me grupin e rithemelimit.

Aktualisht, Ringaj mban postin e nënkryetarit të bashkisë, ndërsa Hyseni njihet për marrëdhënie të tensionuara me kryebashkiakun Rrok Dodaj, për shkak të denoncimeve të herëpashershme ndaj tij.


Lajmi kryesor:

Aulon Kalaja zgjidhet kryetar i Degës së PD në Krujë! Një anëtar largohet nga struktura: Ishte garë farsë, Flamur Noka dhunon e poshtëron demokratët