Zgjedhjet në PD, Vokshi 'në mbrojtje' të Bashës: Nëse ka pasur manipulime, ku janë provat? Zhurmë për të bërë pis procesin

TIRANË- Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, njëherazi edhe anëtarja e Komisionit Zgjedhor të PD-së, i ka dalë në mbrojtje Lulzim Bashën, duke hedhur poshtë akuzat për manipulime të zgjedhjeve. E ftuar në "5 pyetje nga Babaramo", Vokshi tha se kundërshtarët hedhin akuza për manipulime, ndërkohë që nuk kanë prova. Ajo ka theksuar se Basha nuk ka qenë "më i privilegjuari" nga kandidatët.

"Nëse ka pasur manipulime, ku janë provat? Nëse Basha do përdorte infrastrukturën e PD, e njëjta do i vihej të gjithë kandidatëve, salla, konferenca e mediave ka qenë në dispozicion të kandidatëve, pra dhe infrastruktura ka qenë në dispozicion dhe në mënyrë të barabartë në secilin kandidatë", tha Vokshi.

Ajo ka sqaruar edhe akuzat se një pjesë e mirë e demokratëve nuk kanë pasur emrat në lista. Një fakt i tillë për Vokshin, qëndron, por ka theksuar se pavarësisht kësaj, askujt në PD nuk i është mohuar e drejta për të votuar.

"Listat kanë pasur 100 e sa mijë anëtarë, nuk janë hequr për fushatë, është një listë që rifreskohet në mënyrë të vijueshme se ka anëtarë që largohen, që janë emigrantë apo që nuk kemi asnjë informacion për ta apo anëtarë që nuk angazhohen. Megjithatë, kush ka pasur kartë anëtarësi janë lejuar që të votojnë, askush nuk është penguar të votojë kush ka pasur kartë anëtarësimi, nëse zonja Përnaska ka qenë anëtare, do të kishte një kartë të PD ajo mund të ketë vite që nuk është angazhuar, këtë nuk e di, por nëse do kishte kartën do ishte lejuar që të votohej. Askujt nuk i është mohuar e drejta e votimit. Nuk ka asnjë ankesë nga asnjë vëzhgues, këto pretendimi që ngrihen mbi cilat baza jepen, ndryshe raealiteti brenda kutive dhe ato që hidhen në konsum publik për të bërë pis procesin", tha Vokshi.

Teksa nga njëra anë, Enkeleda Çela, përfaqësuesja e Agron Shehajt tha se është përjashtuar nga Komisioni i votimit në njësinë nr.5 në Tiranë,. madje është dhunuar, Vokshi ka sqaruar të vërtetën e saj.

"Kishte shkelur që në hapje të procesit zgjedhor kishte shkelu udhëzimet, kishte ndërhyrë kishte filmuar, merrte dhe shkruante emër mbiemër dhe nr telefoni dhe ia dërgonte nuk e di se kujt ia dërgonte. kam vajtur vetë, ishte një situatë jo e pëlqyeshme se kishte bllokuar shkallët, po bënte debat me të gjithë komshinjtë e pallatit, kishte dalë përtej zyrës së PD, e kam marrë për kafe,e kam qetësuar, pastaj procesi ka vijuar dhe më parë ajo është zëvendësuar. Ka pasur pretendim dhe nga Kapri, si përfaqësues i Shehaj, pretendonte se votuesit kanë votuar 2 herë, kemi kontaktuar degët përkatëse he nuk qëndronte, se ato kishin votuar në Sarandë, por nuk figuronin në degët e tjera", tha ish-deputetja.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Me kokainë me vete, arrestohet 26-vjeçari në Shëngjin! Momenti kur policia e shtrin në tokë dhe i vë prangat

Me kokainë me vete, arrestohet 26-vjeçari në Shëngjin! Momenti kur policia e shtrin në tokë dhe i vë prangat