Prijësi i listës së Koalicionit Shqiptar, Shaip Kamberi, tha se sipas rezultateve paraprake, koalicioni ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë dhe mbetet në garë për të tretin.
Në postimin në në Facebook, ai e cilësoi rezultatin si “arritje historike”.
Arritje historike! Dy mandate për shqiptarët në Kuvendin e Serbisë, në garë për të tretin!
Sipas rezultateve preliminare, “Koalicioni Shqiptar” ka marrë 27.230 vota, që me rritjen prej 35% të koeficientëve zgjedhorë për pakicat kombëtare japin vlerën llogaritëse prej 36.761 votash.
Ky është rezultati i bashkimit politik, i besimit qytetar dhe i përkushtimit të përbashkët për përfaqësim dinjitoz.
Si prijës i listës, falënderoj secilin qytetar të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për besimin, të gjitha subjektet politike për bashkimin dhe Kryeministrin Albin Kurti për angazhimin e tij.
Bashkë në zgjedhje, bashkë në përfaqësim, bashkë për të drejtat tona!”, shkroi Kamberi.
Lajmi kryesor:
Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Serbi, Vuçiç pranon humbjen pas 12 vitesh në pushtet: Fituan studentët! Shqiptarët në garë për mandatin e tretë









