Zgjedhjet në SHBA/ Babaramo në Report Tv: Demokratët pësuan humbje edhe në bastione! Bido: Trump, president atipik, ishte fytyra kryesore e garës

Donald Trump rikthehet pas katër vitesh në Shtëpinë e Bardhë. Gazetari Ilir Babaramo dhe studiuesi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ardit Bido, komentuan në Report Tv rezultatin e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe garën mes Trump dhe Kamala Harris.

Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Babaramo thotë se kandidatja demokrate, Harris bëri gjithçka që të ruante dinjitetin e partisë. Ai thekson se demokratët pësuan humbje edhe në bastionet e tyre, ndërsa me rizgjedhjen e Trump si presidenti i SHBA, Babramo thotë se pritet me interes të shihen politikat që do të ndjekë sa i takon çështjeve të sigurisë.

“Bëri më të mirën e mundshme që të ruante dinjitetin e partisë, dinjitet që ishte ulur në garën që kishte nisur Biden. Kishte një performancë larg asaj të qenurit sfidues i Trump.

Demokratët, po të shohësh edhe në bastionet e tyre, që janë qendrat urbane, pësuan humbje edhe në bastionet e tyre sipër të sigurta patën një lloj tkurrje në fitoren e tyre. Duket se Amerika po kthehet në një tërheqje nga skena globale sa i përket çështjeve të sigurisë dhe të gjithë presin se çfarë do të ndodhë. Kemi në krye të kësaj pune një njeri që vështirë mund të parashikohet”, tha Babaramo në Report Tv.

Ndërkohë, Bido thotë se kandidatura e Harris erdhi e papritur për opinion publik amerikan, ndërkohë që thekson se Trump ishte në fushatë prej kohësh. President atipik e quan Donald Trump, për të cilin thotë se arriti që të zhbëjë çdokënd në Partinë Republikane që ishte kundër tij dhe ideologjisë që ndjek.

“Një kandidat që ka dominuar jetën politike të Amerikës. Për herë të parë në 100 vite në SHBA, një ish-presidenti qëndron si drejtues real i një prej partive të mëdha në Amerikë për t’u rikthyer si president. Trump është treguar shumë u kujdesshëm për t’i vendosur fytyrën e tij partisë republikane. Arriti të zhbëjë çdo kënd që ishte kundër tij dhe ideologjisë së ti. Trump u imponua tërësisht në partinë Republikane. Është president atipik, individ karizmatik, individ që ka lënë gjurmë në mënyrën se si zhvillohet politika.

Kandidatura e Harris erdhi si e papritur për opinionin publik amerikan. Vetëm 3 muaj e fundit po lakohej si emri që do drejtonte fushatën, ndërkohë nga ana tjetër Trump dhe Biden kanë 2 vite që bëjnë fushatë. Person që përfaqëson rryma të ndryshme mes demokratëve. Kishim të bënim me një garë ku fytyra kryesore ishte Trump”, tha Bido në Report Tv.

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    18 Nëntor, 08:54

    Besoni se buxheti 2025 do ndikojë pozitivisht në të ardhurat e qytetarëve?



×

Lajmi i fundit

Tenis/ Sinner mposht Fritz dhe triumfon në finalet e Torinos, italiani numri 1 në botë

Tenis/ Sinner mposht Fritz dhe triumfon në finalet e Torinos, italiani numri 1 në botë