Zgjedhjet në SHBA, kur parashikohet publikimi i rezultatit në shtetet vendimtare

Zgjedhjet në SHBA, kur parashikohet publikimi i rezultatit në shtetet vendimtare

Edhe pse prej orësh në SHBA vazhdon numërimi i votave, pasja e një rezultati për presidentin e ardhshëm ende duket larg.  Donald Trump parashikohet të ketë fituar shtete të rëndësishme si Florida, Ohio dhe Texas - por ai do të duhet të fitojë edhe disa shtete të tjera për të siguruar katër vite më shumë si president i vendit. Biden ka ende disa rrugë drejt fitores, por asnjëra prej tyre nuk është e garantuar.

Shtetet të cilat do të përcaktojnë fatin e këtyre zgjedhjeve:

Arizona: Tradicionalisht Republikane, por një fushë beteje kryesore këtë vit. Biden kryeson, në një kohë që shumica e votave është numëruar. Arizona përcakton 11 vota elektorale.

Xhorxha: Një shtet tjetër tradicionalisht republikan që këtë vit ka sjellë surpriza të shumta të dy kandidatët janë shumë pranë njëri-tjetrit, ndërkohë që ka ende shumë vota për tu numëruar. Xhorxha përcakton 16 vota elektorale.

Nevada: Biden po përballet me një luftë më të ashpër se sa pritej këtu dhe po kryeson me një epërsi të ngushtë. Numërimet e votave janë ndaluar sot, për të rifilluar me 5 Nëntor. Nevada përcakton 6 vota elektorale.

Wisconsin: Është një nga fushat më të mëdha të betejës në këto zgjedhje, momentalisht kryeson Biden me një epërsi të ngushtë por që mund të ndryshojë orë pas ore. wisconsin deri në 2016 ka qenë një qendër e cila ka votuar për demokratët. Në 2016 mbështeti Trump duke ndikuar në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.  Ky shtet cakton 10 vota elektorale.

Michigan: Të dy kandidatët po ecin krah për krah në këtë shtet, ku Trump po udhëheq me një epërsi të ngushtë . Megjithatë vlen të theksohet se shumë fletëvotime në zonat e populluara me prirje demokrate të tilla si Detroit, ende nuk janë numëruar. Në Michigan përcaktohen 11 vota elektorale.

Pennsylvania: Me 20 vota të kolegjit elektoral, është një fushë e madhe beteje. Trump ka një epërsi të konsiderueshme, por një numër i madh i fletëvotimeve me postë ende nuk janë numëruar.

Kur priten rezultatet në këto shtete :

4 Nëntor

Arizona

Xhorxha

Wisconsin

Michigan

6 Nëntor

Pensilvani

10 Nëntor

Alaska

Nevada

12 Nëntor

Karolina e Veriut

 


Lajmi kryesor:

Vijon 'beteja' për votat e fundit, Biden fiton në Michigan! Trump kërkon të ndalohet numërimi në Pensilvani! Garë e fortë për Nevadën


  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj