Zgjedhjet/ Nga bar-caffet te 
autoshkollat, ja ku do të votojmë

Zgjedhjet/ Nga bar-caffet te <br />autoshkollat, ja ku do të votojmë
TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar gjatë muajit të fundit një sërë propozimesh për miratimin e disa qendrave të votimit në ndërtesa private. Ndryshe nga ambientet publike në të cilat do të votojnë pjësa më e madhe e votuesve shqiptarë në zgjedhjet e 21 qershorit, shumë të tjerë do të duhet të hedhin votën e tyre në mjedise të improvizuara si qendra votimi. Kështu në shumë qytete të vendit, pronarë të lokaleve private do të pezullojnë punën e tyre në datën 21 qershor, pasi baret e tyre do të shërbejnë si qendra votimi.

Kjo nuk është një praktikë e re e përdorur nga KQZ, e cila vjen si një propozim e njësive vendore për shkak të pamundësisë që kanë për të përballuar zgjedhjet me qendra votimi vetëm në institucione publike.

 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Deputeti PS-së Plarent Ndreca ka qenë në SPAK! E konfirmon Bledi Çuçi

Deputeti PS-së Plarent Ndreca ka qenë në SPAK! E konfirmon Bledi Çuçi