Zgjedhjet në 6 bashki, KLGJ hedh shortin për gjyqtarin e Kolegjit Zgjedhor, gara për zëvendësimin e Asim Vokshit

Zgjedhjet në 6 bashki, KLGJ hedh shortin për gjyqtarin e Kolegjit Zgjedhor, gara për zëvendësimin e Asim Vokshit

Me dekretimin e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki të vendit, që do të zhvillohen më 6 mars, ka lindur nevojën e plotësimit të Kolegjit Zgjedhor, që do të vlerësojë procesion zgjedhor dhe ankesat nga partitë politike në lidhje me këto zgjedhje. Kolegji Zgjedhor përbëhet nga 8 anëtarë, por në të u krijua një vakancë me largimin e Asim Vokshit, i cili u bë gjyqtar i Gjykatës së Lartë.

Me vakancën e krijuar ditën e nesërme Këshilli i Lartë Gjyqësor do të mblidhet në orën  11.00 për hedhjen e shortit për plotësimin e vendit vakant në Kolegjin Zgjedhor.

Aktualisht anëtarë të Kolegjit Zgjedhor janë Sokol Ibi, Emona Muçi, Gentian Medja, Esmeralda Çeka (Xhili), Alma Kolgjoka, Manjola Xhaxho, Edlira Petri.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI