PAD, me anë të përfaqësuesit të saj, Eduart Abazi, i ka propozuar komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, një paktë me ndryshime në Kodin Zgjedhor. Në paktën e ndryshimeve, PAD propozon të drejtën e votës për emigrantët, pra për të gjithë shqiptarët, pavarësisht ku jetojnë. Po ashtu, PAD kërkon depolitizimin e komisioneve të administrimit të zgjedhjeve. “Ligji mund të ndryshohet në mënyrë që të lejojë caktimin e komisionerëve jo partiakë në të gjitha nivelet dhe në këtë mënyrë të depolitizohet administrimi zgjedhor.
KQZ-ja duhet të implementojë në mënyrë të paanshme shkronjat dhe shpirtin e ligjit”, thuhet në paktën e kësaj partia. Po ashtu, PAD propozon që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përbëhet nga 5 anëtarë. “Gjykata e Lartë emëron anëtarët e KQZ-së të propozuar nga Gjykata e Apelit. 1 Anëtar propozuar nga Dhoma Kombëtare e Noterisë. 1 Anëtar propozuar nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. 3 Anëtarë propozuar nga Konferenca e Gjyqësorit. Këto institucione duhet të garantojnë një proces gjithëpërfshirës dhe transparent në përzgjedhjen e anëtarëve që propozohen”, propozon PAD.
/Shqiptarja.com