Në lidhje me incidentet, ai tha se ka pasur, por jo sa për të prishur procesin zgjedhor.
Incidente, keni informacion?
Nuk ka pasur incidente që vlen të theksohet, por ka pasur incidente që nuk prishin procesin.
Ka shkuar çdo rregullisht?
Ka qenë një proces demokrat, që ia vlen të vlerësohet pozitivisht.
T’i referohemi pak Prishtinës, si e shikoni përballjen e AAK në kryeqytet?
Mendoj se do dalim shumë më mirë se në zgjedhjet e 2013, është rritur numri i votuesve të AAK. Ajo që ia vlen është se në shumë qytete të mëdha ne do dalim fitues.
Do dalin shpejt rezultatet?
Diku nga ora 1, gjithçka është duke u vlerësuar, duhet falënderuar KQZ, por dhe faktorët politikë.
Si rrallë herë partitë politike të Kosovës shprehen në union se procesi ka ecur mirë.
Po mendoj se ka ecur mirë, ky është një provim i mirë që ka dhënë Kosova për t’u vlerësuar nga gjithë organizmat dhe nga ndërkombëtarët.
d.c./shqiptarja.com

VIDEO











