Të dhënat e një sondazhi të kryer në Greqi, pak javë para zgjedhjeve të përgjithshme, kanë nxjerrë si fituese partinë SYRIZA me 30.4% të votave, ndjekur me pak diferencë nga Demokracia e re me 27,3%.
Sondazhi i së dielës është publikuar nga gazeta e përditshme Eleftheros Typos ku sipas të anketuarve, komunistët votohen me 4.8%, Agimi i Artë me 3.8% dhe PASOK me 3.5%. Sondazhi vë në pah efektin negativ që shkaktoi përçarja e PASOK pas krijimit të partisë së re të ish-kryeministrit Papandreu duke u votuar negativisht nga 92,4% e të anketuarve, çka nënvizon faktin se partia e re ‘Lëvizja Socialdemkrate” nuk do të arrijë të marrë shumë vota në zgjedhjet e 25 janarit.
Ndërkaq sipas sondazhit ndër liderët politikë kryeson Antonis Samaras me 41% i ndjekur nga Aleksis Tsipras me 33,4%, që kërkon të marrë drejtimin e qeverisë Greke.
Përsa i përket qëndrimit të Greqisë në eurozonë, 74,2% janë përgjigjur “pozitivisht” ndërsa 24,1% kanë dhënë një përgjigje negative. Koalicioni qeveritar Grek shkoi në zgjedhje të parakohshme pas dështimit në parlament për zgjedhjen e presidentit të ri të shtetit.
Qeveria i ka konsideruar zgjedhjet si një referendum ‘de facto’ për të ardhmen e Greqisë në Eurozonë, duke akuzuar politikat radikale të SYRIZA si një rrezik për ndërprerjen e marrëdhënieve me vendet partnere të Eurozonës, të cilët janë zotuar për një ndihmë prej 240 miliardë eurosh për të parandaluar rënien sërisht në borxhin e saj masiv.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com