Zgjedhjet, PD detyron partitë
opozitare të mos regjistrohen
VD/Lu, takim 90 minuta me Bashën

Zgjedhjet, PD detyron partitë<br />opozitare të mos regjistrohen<br />VD/Lu, takim 90 minuta me Bashën
Partia Demokratike dhe gjashtë partitë aleate me të paralajmërojnë se do të bojkotojnë zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit nëse nuk formohet qeveria teknike.
 
Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot në selinë blu një takim me partitë aleate, pas takimit me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Në fokus të këtij takimi ka qenë unifikimi i qëndrimit të partive opozitare sa i takon raporteve me mazhorancën dhe kushteve të vendosura nga PD për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme. 

Në mbledhjen me dyer të mbyllura me Bashën, krerët e partive aleate kanë rënë dakord të tërheqin regjistrimin nga KQZ, ndërsa kanë paralajmëruar se nuk do të hyjnë në zgjedhje, nëse kryeministri Edi Rama s'pranon kushtin për formimin e qeverisë teknike. 

Ky qëndrim i partive opozitare vjen pak orë pas takimit që kryetari i PD, Lulzim Basha, zhvilloi me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu. 

Opozita, protesta në të gjithë vendin
Në përfundim të takimit të Bashës me partitë aleate, zyra e shtypit e PD ka shpërndarë një njoftim për mediat ku thekson se është rënë dakord për shtrirjen e protestave në të gjithë vendin.

"Në tryezën e sotme Koalicioni Opozitar vendosi ngritjen e Kuvendeve Qytetare Për Zgjedhjet e Lira dhe të Ndershme anembanë Shqipërisë, me përfaqësues të spikatur të komunitetit dhe të gjithë grupeve të interesit, si pjesë e Lëvizjes Popullore për zgjedhje të lira dhe të ndershme", thuhet në njoftimin e PD.

Koalicioni Opozitar, thuhet më tej në këtë deklaratë, ritheksoi vendimin e marrë nga bashkimi popullor i 18 shkurtit se vetëm një qeveri teknike që do të zbatojë plotësisht dekriminalizimin, dhe do të angazhohet në luftën ndaj drogës, krimit dhe parave të paligjshme kriminale, mund të garantojë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

"Koalicioni Opozitar shpreh vendosmërinë për të mos lejuar asnjë proces zgjedhor të manipuluar nga krimi në pushtet dhe paratë e drogës, dhe për të vazhduar deri në fitore betejën për zgjedhje të lira dhe të ndershme si interes jetik i Shqipërisë dhe shqiptarëve", thuhet ndër të tjera në njoftimin e zyrës së shtypit të PD.​

pd

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg