Zgjedhjet për krerët e degëve, deputetja Pampuri: Procesi nuk e bashkon PD-në! Berisha kryetar? Qëndrimet e SHBA-ve duhet të jenë prioritet! Rama tregoi frikë në qëndrimin për SPAK

Procesi i zgjedhjeve që po organizohet nga Komisioni i Rithemelimit në degët e Partisë Demokratike nuk është gjithëpërfshirës dhe nuk bashkon partinë. Ky është qëndrimi i deputetes së PD-së, Oriola Pampuri, në një intervistë në ‘Sot live në Shqipëri’ në Report Tv.

Pampuri ka deklaruar se më 6 mars të dyja pjesët e PD humbën dhe kjo pasi demokratët nuk ishin të bashkuar.

“Nuk dua ta ndaj në legjitim ose jo legjitim. Kjo situatë ka degraduar në gjëra që nuk janë të hijshme për një familje politike. Zgjedhjet e 6 marsit ishin humbje për të dyja palët. Nuk ka të dytë dhe të tretë, të dyja palët humbën. Arsyeja e humbjes ishte fakti që nuk ishim të bashkuar. PD do të jetë gjithmonë në vështirësi nëse nuk ka një bashkim. Dhe bashkimi ndodhte përmes gjithëpërfshirës. Në momentin që nuk ka gjithëpërfshirje nuk ka bashkim. Ne, të gjithë bashku duhet të diskutojmë si ta rinisim procesin. Të ketë garë, të ketë votë të lirë. Ky është procesi i bashkimit. Duhet ngjizur një proces i ligjshëm për të gjithë demokratët. Të gjithë demokratët presin bashkimin dhe kjo duhet të ndodhë për hir edhe të gjithë shqiptarëve sepse të gjithë e kërkojnë ndryshimin e vendit”, tha Pampuri.

E pyetur nga gazetari Andi Kapxhiu për vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shpalljen ‘non grata’ të Ylli Ndroqit dhe Aqif Rakipi, deputetja e Partisë Demokratike tha se e përgëzon këtë nismë të aleatit të shqiptarëve.

“E përgëzoj një nismë të tillë nga SHBA. Është një standard që vlen të përgëzohet. Sot kemi emra dhe mbiemra.  Sigurisht që shqiptarët presin më shumë, duke filluar nga afera e inceneratorëve”, tha ajo.

Të njëjtin qëndrim ajo pati edhe për faktin nëse Berisha duhet apo të jetë kryetar i Partisë Demokratike.

“Aleati ynë i madh, SHBA-të, janë shumë të rëndësishme për realitetin dhe për politikën tonë. Sigurisht që unë jam në linjën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çdo hap që do të ndërmarr më tej”, u përgjigj Oriola Pampuri.

Sa i përket qëndrimit të Kryeministrit Rama për SPAK, Pampuri tha se kjo tregon frikë dhe pasiguri të Kryeministrit.

“Nuk është e drejtë ajo që bën Rama. Nuk mund t’i japë ai urdhër SPAK-ut  se çfarë duhet të hetojë. Ai është institucion i pavarur. Deklarata e Edi Ramës besoj se ishte ndjesi frike dhe pasigurie”.

Deputetja e Partisë Demokratike, njëherazi anëtare e Kryesisë së kësaj force politike, ceku edhe çështjen e legalizimin të përdorimit të kanabisit mjekësor në vend.

”Sa i përket përdorimit të kanabisit mjekësor sigurisht që ka disa nevoja për ta përdorur. Por në Shqipëri jemi përballë një realiteti tjetër. Ne e kemi denoncuar për vite më radhe kanabizimin e vendit, mbjelljen nga veriu në jug. Pra, ne nuk jemi të aftë ta kontrollojmë kanabisin në territor. Sa i përket përdorimit mjekësor kjo është çështje tjetër, ekzistojnë edhe argumentet pro e kundër. Nisma e Ramës është si të bësh fakt dështimin tënd”, tha ndër të tjera në intervistën për Report Tv, deputetja e PD Oriola Pampuri.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mondi: 12/04/2022 13:12

    Oriola ndrro parti me mire sa je ne kohe se me kta ske gje ne terezi

    Përgjigju
  • Adi: 12/04/2022 13:06

    Te kishte frig Rama nga spaku nuk kishte insistu aq shum ne krijimin e tij

    Përgjigju
  • Xhoi: 12/04/2022 13:06

    Shifni rregulloni partin tuaj me lulin e me salen …kur spo jeni te afte te zgjidhni problemet brenda partise ca mund te imagjinoj per me qeveris nje popull.

    Përgjigju
  • BASHA PER PRESIDENT: 12/04/2022 13:06

    aahahhahhaha maksi kta njerez qekan te cmendur duan te bejne prap berishen kryetar

    Përgjigju
  • Gani osmani: 12/04/2022 13:04

    Per sa koh qe vet doktori kanditon per kryetar te psrtis nga e cila dha doreheqjen tregon qarte qe gara sdo jet e drejte por vetem sa per sy te demoktrateve te thjesht .

    Përgjigju
  • Astrit: 12/04/2022 12:50

    PD te rregulloje partine e vet njehere te mesojne sesi te organizohen pastaj te flasin per ne

    Përgjigju
  • Bledi koci: 12/04/2022 12:44

    JO MOJ ZONJE JO ! Rama nuk tregoi frike po foli te verteten se sa hajduta keni ju ne parti si ka as ALI BABA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ Drama ‘Nepërkat’ në Teatrit Metropol, shfaqja ‘Fausti’ vjen tek ArTurbina! Çelet nesër ekspozita ‘Balona’

Aktivitetet kulturore/ Drama ‘Nepërkat’ në Teatrit Metropol, shfaqja ‘Fausti’ vjen tek ArTurbina! Çelet nesër ekspozita ‘Balona’