Mbyllet votimi, Fatmir Braka rizgjidhet kreu i Dhomës së Avokatisë Tiranë
Fatmir Braka është rizgjedhur sërish në krye të Dhomës së Avokatisë Tiranë. Votimi për kryetarin e Dhomës së Avokatisë nisi që prej orës 08:00 të mëngjesit në ambientet e Muzeut Kombëtar, ndërsa votimi u mbyll në 18:00.
Redaksia 26 Mars 2022, 19:35 | Përditesimi: 26 Mars 2022, 22:07
TIRANË- Fatmir Braka është rizgjedhur sërish në krye të Dhomës së Avokatisë Tiranë. Votimi për kryetarin e Dhomës së Avokatisë nisi që prej orës 08:00 të mëngjesit në ambientet e Muzeut Kombëtar, ndërsa votimi u mbyll në 18:00.
Në garë për kreun e Dhomës së Avokatisë ishin Fatmir Braka, Ledio Braho, Saimir Vishaj dhe Edmond Petraj. Braka ka arritur të marrë 397 vota nga kolegët e tij, ndërkohë Braho 286, Visha 100 dhe Petraj 13 vota. Të drejtë vote kishin avokatët që janë të pajisur me kartën e anëtarësisë të vitit 2022 dhe nipt.
Braka është një ndër avokatët më të njohur në kryeqytet. Ai së bashku me disa avokatë të tjerë të njohur në Tiranës, kanë hapur studion ligjore “BRAKA PARTNERS & ASSOCIATES”.
Av. Fatmir Braka është i specializuar në të Drejtën Penale dhe në të Drejtën e Sportit dhe Medias, si për këshillimin e klientëve ashtu edhe për përfaqësimin e tyre në gjykatë, përfshirë edhe në kontekstin e transaksioneve ndërkombëtare. Ai gjithashtu merret me çështje gjyqësore tregtare, bankare dhe financiare. Ai këshillon kryesisht institucionet financiare, individë të profilit të lartë si dhe grupe industriale dhe ofrues shërbimesh shqiptare dhe të huaja.
I pranuar në Avokatinë e Tiranës që nga viti 1992, ai është një autoritet i spikatur në çështjet penale. Ai themeloi firmën e tij pas më shumë se pesëmbëdhjetë vjet praktikë të suksesshme juridike fillimisht si Hetues, Gjyqtar dhe më pas si Prokuror dhe ka shërbyer si Pedagog i të Drejtës Penale në Shkollën e Lartë të Magjistraturës në Tiranë. Prej vitit 2001 Fatmir Braka është Kryetar i Dhomës së Avokatëve të Tiranës dhe anëtar i Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Nga viti 2012 është edhe Kryetar i Komisionit të Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit. Fatmir Braka kontribuon periodikisht për Fletoren Zyrtare të Avokatëve dhe është bashkëautor i Kodit të Etikës së Avokatëve.
Ky eshte babai i te gjjthe te zezave ne sistemin e drejtesise. Sekseri numer 1, per ceshtje te nivelit te larte. Kontribuon gjeresisht me fijet e veta ne cdo shkalle gjykate e prokurorie, per manipulimin e provave, terheqjen e deshmitareve duke i paguar me shuma marramendese.
Përgjigju
Kadiu: 26/03/2022 23:19
Do kesh humbur ndonje gjyq o Ali Kadiu dhe nuk te del e keqja. Sa mire i dike gjerat, pse nuk i denoncon? I paske numeruar dhe parate. S’te vjen turp qe shkruan portaleve per nje nga profesionistet me te mire.
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
Të drejtë
14.1%
Të gabuar
82.9%
Nuk e di
3.1%
Vota total: 2909
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
Ky eshte babai i te gjjthe te zezave ne sistemin e drejtesise. Sekseri numer 1, per ceshtje te nivelit te larte. Kontribuon gjeresisht me fijet e veta ne cdo shkalle gjykate e prokurorie, per manipulimin e provave, terheqjen e deshmitareve duke i paguar me shuma marramendese.
PërgjigjuDo kesh humbur ndonje gjyq o Ali Kadiu dhe nuk te del e keqja. Sa mire i dike gjerat, pse nuk i denoncon? I paske numeruar dhe parate. S’te vjen turp qe shkruan portaleve per nje nga profesionistet me te mire.