Rome- Në ditën e tretë të zgjedhjeve europiane sot votojnë qytetarët në Itali, Letoni, Sllovaki, Republikën Çeke dhe Maltë.
Në Itali, qendrat e votimit sot hapen nga ora 15:00 deri në orën 23:00 ndërsa të dielën votohet nga ora 07: 00 e mëngjesit dhe do të mbyllen të fundit në orën 23:00. Janë mbi 51 milionë italianë që janë thirrur për të votuar për të zgjedhur 76 deputetë nga 720
Kryeministrja Xhoxha (Giorgia)Meloni shpreson se rezultati i zgjedhjeve do të forcojë kontrollin e saj në politikën italiane. Ajo madje u ka kërkuar votuesve që të "shkruajnë Giorgia" në fletën e tyre të votimit. Meloni, e cila drejton partinë e ekstremit të djathtë në Itali Frateli d’Italia ka ndërmarrë hapin e rrallë për të vendosur emrin e saj në krye të listës zgjedhore të partisë së saj, edhe pse nuk ka ndërmend të marrë një ulëse në Parlamentin Evropian.
Meloni ka marrë vlerësime të qëndrueshme në sondazhe që kur u bë kryeministre në vitin 2022, e nxitur edhe nga një opozita e majtë e fragmentuar, por edhe nga rënia e aleatit të saj, partisë Lega të Matteo Salvinit.
Ndërkohë në Republikën Çeke qytetarët votojnë në ditën e dytë. Disa parti nga grupe të ndryshme politike në Parlamentin Evropian kanë formuar një listë të përbashkët kandidatësh për t'iu kundërvënë populistëve nga partia e ish-kryeministrit Andrej Babis.
Në Sllvaki, Kryeministri nacionalist i krahut të majtë të Sllovakisë, Robert Fico deklaroi se do të luftonte deri në fund, pasi i mbijetoi një atentati më 15 maj që tronditi Evropën.Fico u qëllua disa herë në një sulm që duket se ka qenë i motivuar politikisht.
Shumica e vendeve të BE-së votojnë të dielën.
S.G/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1196
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Meloni reagon për hetimet e prokurorisë: Disa magjistratë duan të ndikojnë politikat kombëtare
31 Janar, 11:08
-
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
30 Janar, 17:05
-
Raportuesi për Shqipërinë në PE: Evropa e sheh mirë që SPAK që s’do t’ia dijë për asnjë parti
30 Janar, 17:04
-
Balla takohet me Raportuesin e PE për Shqipërinë: Hapa të rëndësishëm në rrugën drejt BE-së, angazhim për reformat
29 Janar, 15:04
-
Zgjedhjet/ Begaj pret raportuesin për Shqipërinë në PE: 11 maji, kyç! E rëndësishme të përmbushë standardet e BE-së
29 Janar, 13:35
-
Bardhi takohet me Raportuesin e ri të Parlamentit Europian: I kërkova Schieder vëmëndje për situatën parazgjedhore në Shqipëri, të mos cenohet vota
28 Janar, 15:56
-
Vrau dëshmitarin e drejtësisë në Slloveni dhe ukrainasin në Itali, kush është ish-ushtaraku shqiptar i arrestuar! Anëtar i mafias malazeze ‘Skaljari’ (EMRI+SKEDA)
27 Janar, 10:42
-
Itali/ Shqiptarit i kapen 863 mijë € cash të fshehura në dollap e makinë, vihet në pranga! Dyshohet se i përfitoi nga shitja e drogës (VIDEO)
26 Janar, 20:53
-
Studimi i publikuar nga PE: Mjedisi politik në Shqipëri i polarizuar! Parti të dobëta opozitare, qeveria pritet të fitojë gjerësisht në zgjedhje
25 Janar, 11:54
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
SPAK arreston Kreshnik Farrukun, zbardh rolin në grupin që mbushi Italinë me kokainë nga Amerika e Jugut! Ishte lënë në arrest shtëpie
12 Janar, 15:28
-
RENEA arreston Kreshnik Farrukun me urdhër të SPAK! Prangosja me kërkesë të prokurorisë së Firences! Gjykata e Durrësit e kishte lënë në arrest shtëpie
12 Janar, 09:22