Në prag të zgjedhjeve lokale në Kavajë në datë 7 Maj dhe të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 18 qershorit, drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur që të pezullojë të gjitha lejet dhe transferimet për të burgosurit.
Kjo është një procedurë e zakonshme nga Drejtoria e Burgjeve sa herë që në vend janë zhvilluar zgjedhjet.
Lejet janë pezulluar për arsye sigurie nga Drejtoria e Burgjeve, ndërsa ecuria normale për të burgosurit do të rikthehet pas datës 18 qershor.
Ndërkaq planit të masave të Drejtorisë së Burgjeve i shtohet edhe ai i Policisë së Shtetit për garantimin e sigurisë.
Opozita ka paralajmëruar protesta deri në mosbindje civile në datë 7 Maj, ndërsa e njëjta gjë pritet edhe në qershor nëse nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, sikur ka deklaruar të paktën deri tani.
Kujtojmë që kjo do të jetë hera e parë që një pjesë e të dënuarve në Shqipëri nuk do të votojnë për shkak të ligjit të dekriminalizimit.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com