Mediat kryesore amerikane ndërprenë fjalimin e presidentit aktual, Donald Trump, të enjten në mbrëmje teksa foli për fitore të zgjedhjeve, mbushur me gënjeshtra e informata të gabuara dhe pa fakte për vjedhje të votave, duke iu referuar si t ëpaligjshme fletëve të votimit të numëruara pas të martës, të cilat i kanë dhënë kryesimin e garës Joe Biden, kandidatit demokrat.
MSNBC ishte i pari rrjet televiziv i cili i shkëputi fjalën Trump vetëm pas 35 sekondash me ndërhyrjen e Brian Uilliams dhe nuk e riktheu më transmetimin.
"Gjendemi në një pozicion tejet të pazakontë, ku jo vetëm ndërpresim fjalën e presidentit të Shteteve të Bashkuara, por edhe të korrigjimit të tij. Nuk ka prova për vota të paligjshme, nuk ka pasur prova që ne t’i dimë.", tha Ulliams.
Spikerja e MSNBC Nicolle Wallace vlerësoi lëvizjen e rrjetit të saj: "Unë jam krenare që punoj në një rrjet që nuk kontribuoi në atë që sapo bëri Trump."
ABC u shkëput para CBS dhe NBC, ku spikeri David Muir u detyrua të ndërhynte dhe të korrigjonte deklaratat e Trump, në lidhje me manipulimin e votave sipas tij dhe vjedhjen e zgjedhjeve.
"Presidenti Trump e dinte saktësisht se çfarë po bënte, kishte audiencë të madhe në atë orë, në mes të edicionit qendror të lajmeve. Ne momentin kur e dëgjuam atë të thotë se - 'nëse llogarit votat e ligjshme unë fitoj lehtësisht, nëse numëroni vota të paligjshme ata po përpiqen të vjedhin zgjedhjet '- ne e kuptuam se ishte momenti i duhur të tërhiqeshin dhe të kontrollonim fakte në kohë reale. Ne nuk jemi dëshmitarë të vjedhjes së asgjëje . Kjo është demokracia dhe ne i kërkuam popullit amerikan të jetë i durueshëm", tha moderatori.
Në CNBC, ish-spikeri i Fox Neus, Shepard Smith shpjegoi se ishte duke ndërmarrë një hap të madh në ndërprerjen e fjalës së presidentit.
"Asnjëherë në karrierën time 30-vjeçare nuk kam ndërprerë kurrë një president të Shteteve të Bashkuara. Nëse ndonjë qenie tjetër njerëzore do të përdorte platformën tonë për të gënjyer shikuesit tanë, ne do t'i ndalonim ata", u tha ai shikuesve.
CNN dhe Fox Neus mbajtën fjalimin e Trump, megjithatë në përfundim të tij, moderatorët nuk e shmangën një analizë kritike.
"Çfarë nate e trishtuar për Shtetet e Bashkuara të Amerikës të dëgjojnë presidentin e tyre duke akuzuar në mënyrë të padrejtë për vjedhjen e zgjedhjeve. Gënjeshtër pas gënjeshtre. Ai nuk ka asnjë provë për atë që ai po thotë, thjesht shpif për integritetin e numërimit të votave shtet pas shteti. Kur ai fiton, është e ligjshme. Kur ai humbet, është e manipuluar. Nuk është e vërtetë. Është e shëmtuar. Është sinqerisht patetike", tha spikeri i CNN Jake Tapper.
Kolegja e tij, Dana Bash, tha se gënjeshtrat e presidentit vazhdojnë të jenë një temë qëndrore për të cilat ai ka bërë fushatë prej muajsh. "Ai ka shkaktuar tensionim në të gjithë vendin, ai nxiti mbështetësit e tij për një moment si ky me dëshmi dhe deklarata komplet të rreme. Jam e trishtuar, thjesht e trishtuar. Unë nuk jam një person emocional dhe kam vështirësi për të përballuar atë që sapo dëgjuam dëgjuan presidentin e Shteteve të Bashkuara të thotë "
"Unë besoj se ajo që pamë sonte është një president i cili beson se në fund të ditës, kur të gjitha këto vota do të numërohen, do të rezultojë humbës. Kështu që ai po përpiqet të planifikojë një rrugë alternative për të mbajtur Shtëpinë e Bardhë qoftë edhe përmes procesit gjyqësor”, tha drejtuesi kryesor politik në Foc Neus Bret Baiier.
USA TODAY gjithashtu mori vendimin për të ndaluar konferencën për shtyp të Trump pasi presidenti sulmoi, pa prova, integritetin dhe rezultatet e zgjedhjeve.
Në një deklaratë, Kryeredaktorja Nicole Carroll tha: "Presidenti Trump, pa prova, pohoi se zgjedhjet presidenciale ishin të korruptuara. Ne ndaluam transmetimin e drejtpërdrejtë të akuzave të tij dhe ne kemi hequr videon nga të gjitha platformat tona. Detyra jonë është për të përhapur të vërtetën - jo konspiracione të pabazuara ".
Vendimi për shkëputjen e transmetimit ngritit dyshime të shumta, për shkakun se pavarësisht natyrës së deklaratave, vërejtjet e presidentit amerikan, i konsideruar si personi më i fuqishëm në botë, meritojnë të transmetohen plotësisht apo nëse informacioni i rremë dhe potencialisht i rrezikshëm duhet të ndalet për të shmangur keqinformimin.
Lajmi kryesor: