Zgjedhjet presidenciale në SHBA të martën e 3 Nëntorit i dhanë formë skenarit më kaotik që mund të ishte parashikuar

Zgjedhjet presidenciale në SHBA të martën e 3 Nëntorit i dhanë formë skenarit më kaotik që mund të ishte parashikuar

1604507086_zgjechje.jpg

Votuesit amerikanë kanë hedhur poshtë të gjitha parashikimet për një avantazh të thellë të kandidatit demokrat Joe Biden, avantazh i cili vazhdon ende por me një përqindje të ulët, edhe pse Trump orë parë orë po rrit avantazhin e tij në shtetet e lëkundura, vendimtare në këtë fushatë.

Megjithatë në orët e para të mëngjesit duket sikur situata ka ngecur dhe kjo për arsyen se nëse do të ishin llogaritur të gjitha shtetet ku Trump kryeson për momentin, ai do të ishte shpallur fituesi i zgjedhjeve.

Megjithatë një numër shumë i lartë i votave nuk është numëruar ende: miliona janë dërguar me postë, për shkak të pandemisë  dhe në shumë shtete rezultati varet pikërisht nga ato.

Trump, i  frikësuar se votat e dërguara me postë do të çonin në një përmbysje të situatës, akuzoi demokratët për mashtrim dhe kërkoi një ndalim të menjëhershëm të numërimit të votave me postë dhe njoftoi se do ta dërgojë çështjen në Gjykatën e Lartë.

Si mund të fitojë Biden në këtë pikë?

Në fakt të gjithë kanë akoma një pyetje, a mund të fitojë Biden?  

Përgjigja është po, megjithatë ai duhet të fitojë - përveç Arizonës, Nevada dhe Maine, ku është përpara – edhe në Xhorxhia dhe  njërin nga shtetet Miçiganin ose Pensilvaninë; ose Michigan dhe Wisconsin, ku për momentin ka kaluar në epërsi.

Problemi është se në disa shtete, numërimi i votave do të vazhdojë për orë të tëra, me kushtin që Trump të mos e bllokojë procesin e numërimit duke e dërguar kërkesën në Gjykatën Supreme.


Lajmi kryesor:

Vijon 'beteja' për votat e fundit, Biden fiton në Michigan! Trump kërkon të ndalohet numërimi në Pensilvani! Garë e fortë për Nevadën


/G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi