Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, Zaev dhe Ahmeti arrijnë marrëveshjen

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, Zaev dhe Ahmeti arrijnë marrëveshjen

Stevo Pendarovski, kandidati për president

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti kanë arritur marrëveshjen për kandidaturën e përbashkët presidenciale, ai do të jetë Stevo Pendarovski. Fillimisht ka qenë dakordësia mes dy partive qeveritare, LSDM dhe BDI ndërsa më vonë do të ishte takimi i Zaev me strukturat partiake duke konfirmuar kandidaturën ndërkohë pritet të mbështetet dhe nga partitë e tjera, Alternativa dhe PDSH-ja. 

Pendarovski njihet si anëtar prej vitesh i LSDM-së madje në vitin 2014 ka qenë sërish kandidaturë për president e Zaevit, asojkohe në opozitë, por humbi kundër kandidaturës së VMRO- DPMNE, Gjorge Ivanov. 

Përsa i përket kandidaturave të tjera, Aleanca për Shqiptarë dhe BESA kanë zgjedhur kandidaturën e pavarur të Blerum Rekës ndërsa Gordana Siljanovska-Davkova është kandidatura e partisë opozitare VMRO- DPMNE. 

Raundi i parë zgjedhor për zgjedhjet e gjashta presidenciale është caktuar për më 21 prill, ndërsa i dyti do të mbahet më 5 maj. Duhet theksuar se këto janë zgjedhjet e para për presidentin e Maqedonisë së Veriut. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024