SHBA - Barack Obama ruan avantazhin në raport me rivalin e tij republikan Mitt Romney. Sondazhi i fundit i bërë publik nga Ipson/Reuters e nxjerr Presidentin aktual me 48%. Romney qëndron në shifrat e 43% ndërsa episodet jo të këndshme të ditëve të fundit duket të kenë ndikuar në rënien e mbështetjes së tij.
Në fillim ai u akuzua nga demokratët dhe nga disa pjesëtarë të partisë së tij kur u përpoq të kritikonte Obamën për përgjigjen ndaj sulmeve të ambasadave në Egjipt dhe Libi.
"Unë besoj se administrata gaboi në momentin kur shprehu simpati ndaj atyre që sulmuan ambasadën tonë në Egjipt në vend që të dënonte veprimet e tyre", u shpreh Romney. Por situata e tij u përkeqësua kur pohoi në videon e regjistruar fshehurazi se 47% e amerikanëve janë viktima dhe varen nga programet qeveritare të ndihmës.
Obama ishte i shpejtë në kundërpërgjigje duke thënë se "vlerat tek të cilat unë besoj nuk i përkasin vetëm punëtorëve ose biznesmenëve, 53 përqindshit apo 47 përqindshit, të pasurve apo të varfërve. Ato janë vlerat e Amerikës e na përkasin të gjithë neve".
Ndërsa vetëm pak javë ndajnë amerikanët nga zgjedhjet e nëntorit Romney tanimë ka gjithnjë e më pak kohë për të rekuperuar nivelin e mbështetjes publike. Këtë mund ta arrijë vetëm përmes debateve televizive i pari i të cilëve pritet të mbahet më 3 tetor e që do të fokusohet tek ekonomia.
(dm/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com