Zgjedhjet, PS: Sistemi elektronik
i numerimit të fletëve, i dështua

Zgjedhjet, PS: Sistemi elektronik <br />i numerimit të fletëve, i dështua
TIRANE - Sistemi elektronik i numërimit të fletëve të votimit për qarkun e Fierit duket se ka dështuar, pasi në fletën e cila parashikohej të lexohej nga skaneri i makinerisë ishin llogaritur të ishin 42 parti, ndërkohë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë regjistruar paraprakisht 66 të tilla, të cilat do të përpunohen nga KQZ.

Partia Socialiste ka ngritur shqetësimin se po abuzohet me fondet publike pasi, 70 përqind e vlerës së kontratës është depozituar në llogari të kompanisë spanjolle INDRA dhe nuk dihet se çfarë do të ndodhë me këto para të hedhura në rast dështimi.

Pasi nuk kemi mundur të marrim dot një prononcim në lidhje me këtë shqetësim të ngritur, dhe mënyrën se si do të zgjidhet kjo cështje, të kontaktuar nga “A1 Report” me telefon, KQZ ka shpjeguar se “nuk ka përfunduar ende verifikimi i dokumentacionit të partive që kanë paraqitur listat shumë emërore”.

Sipas tyre “mbetet për t’u parë”! Të pyetur se çfarë do të ndodhë me këstin e parë të parave të depozituara në llogari të kësaj kompanie, KQZ është pergjigjur se “duhet të bëjmë një kërkesë me shkrim drejtuar zyrës juridike në këtë institucion për të marrë një përgjigje të saktë”.

Në këto kushte, nëse e gjithë procedura e verefikimit do jetë përmbyllur me më shumë se 42 parti me dokumentacion të rregullt, rrjedhimisht do të shënohej dhe dështimi i sistemit elektronik të numrimit te fletëve të votimit. Deri atëhërë cdo gjë mbetet në dorë të KQZ .

Redaksia online

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Simpsons parashikuan kandidaturën e Kamala Harris?

Simpsons parashikuan kandidaturën e Kamala Harris?