Zgjedhjet që shpallën një gënjeshtar të certifikuar

Lulzim Basha fitoi dje sepse ai e kishte më të qartë alternativën e tij dhe ishte më bindës në përpjekjet për t’i mbajtur të trullosur, të goditur dhe të shpartalluar mbështetësit e tij. Ai kishte si motiv, si ide dhe si alternativë GËNJESHTRËN.

Kandidatët e tjerë që u futën në garë me Lulëzim Bashën, megjithëse pa mbështetje, nuk mund të krijonin dot frymë në atë parti sepse ajo forcë politike, në anën e saj të dukshme, është e kënaqur dhe ka gjetur strehë në godinën e madhe të RRENËS që Lulëzim Basha ka ngritur që prej ditës kur hyri në atë parti si kollovar.

Ai është i vetmi politikan që nuk ka asnjë lidhje me jetën reale në Shqipëri. Gjithçka që ai flet apo artikulon dhe tani në fund edhe ajo që shkruan mbështetet mbi parimin e thjeshtë që, për të bindur fanatikët në PD, duhet të gënjesh. Duhet të shfaqesh luftëtar dhe të denoncosh pa fund nga mëngjesi në darkë duke përdorur tri ose katër fjalë.

Ky njeri që ka shpallur si aksion të tijin psikik luftën imagjinare me armiq që i numëron me emër e mbiemër kur nxjerr nga goja fjali të shkurtra si copëra kamzhikësh që godasin vithet e kuajve, ia ka dalë që të bindë një pjesë të madhe të PD-së se në këtë vend është bërë masakër zgjedhore, se disa ditë para 25 prillit hordhitë e shpirtrave të zinj të shqiptarëve kriminelë futeshin në shtëpitë e shqiptarëve të ndershëm dhe u merrnin atyre votën e u deformonin vullnetin.

Xhelal Mziu, krahu i djathtë i Lulit, ky kalorës kreshnik i Nëntë Maleve të Dibrës i rri në krah Lulzim Bashës dhe i bind demokratët se heroi i tyre është një azgan që nuk e mposht asnjë armik.

Lulzimi i ka bindur demokratët se ata nuk kanë humbur. Ata kanë fituar dhe fitorja e tyre është një ortek që ka nisur të rrokulliset mbi trupin e shqiptarëve dhe ata shumë shpejt do ta ndiejnë kur ky ortek t’i mbulojë me trashësinë e bardhë të dëborës së thinjave që do t’i dalin Lulit duke pritur te dera e kryeministrisë që të marrë çelësat.

Lulzim Basha ka aftësinë magjike që ta kthejë jo ujin në verë, por vilat e tij t’i kthejë në garsoniere. Demokratët nuk mërziten pse Luli ka blerë katër vila në opozitë, por mërziten pse Rama nuk po ia jep çelësat. Demokratët nuk duan pushtet, nuk duan as Parlament, as bashki e komuna. Ata duan vetëm që Luli të vazhdojë të fitojë betejat e tij. Ata duan që ta shohin Lulin Kalorës që lufton korrupsionin, krimin dhe mafien.

Për ta bërë Lulin hero demokratët ia bëjnë jetën Lulit pranverë. Masakra e Edi Ramës më 25 prill ishte një gërvishje e vogël. Për Lulzim Bashën demokratët janë gati të vdesin e të vriten, t’i bëjnë procesverbalet ashtu si i ka bërë nëna, të bardha fare dhe Luli t’i mbushë me dorën e tij të pafajshme.

Kështu që sot demokratët duhet të ndjehen të qetë dhe të lumtur sepse Lulëzim Basha e konsolidoi portretin e tij dhe aletranativën. Sot demokratët vërtet nuk janë në qeveri, por ata kanë fituar zgjedhjet, kanë fituar Lulzim Bashën.

I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Vlerësimi që ju keni për punonjësit e Policisë së Shtetit është?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

'Ta bëj unë krevatin për fëmijën...', 'Mobilieri' mashtron policin brenda në komisariat