Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër postim ditën e sotme (24 mars), në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit dhe në prag të nisjes së fushatës elektorale.
Duke personifikuar numrin rendor në fletën e votimit në shortin e KQZ-së me dorën dhe gishtat e saj, këtë herë kreu i qeverisë ka bërë edhe pak ‘magjistarin’, dhe u ka lexuar fatin në dorë.
Teksa i referohet gjuhës së lashtë të shenjave dhe deri simbiologjinë, ai thekson se “e ardhmja e Shqipërisë në BE është në dorën e shqiptarëve më 11 maj”, duke i ftuar që “të votojnë numrin 5”.

“VOTO 5! E ardhmja e Shqipërisë në BE është në dorën tënde më 11 maj”, shkruan kryeministri, teksa pas numrit 5 ka vendosur edhe një zemër.
Krah gjuhës së shenjave në dorë, ku ka edhe simbole runike, ai interpreton secilën prej tyre, duke iu referuar fatit që i ka ardhur vendit këtë herë për anëtarësim të shpejtë dhe ‘dritaren e hapur’.
Mes tyre bien në sy ato që lidhen me “Zemrën”, “Të ardhmen”, “Fatin”, “Mendjen”, “Logjikën”, “Dëshirën”,”Shëndetin” dhe “Martesën”, si nje ruzare e jetes që ka kryefjalë vetëm “martesën e Shqipërisë me BE-në”.
Postimi i kryeministrit Rama në Facebook
A.Q/Shqiptarja.com
Komente

