Zgjedhjet/ Rama mesazh me simbiologji, ‘magji’ dhe ‘lexim të fatit’: E ardhmja e Shqipërisë në BE ndodhet në dorën tuaj!

Zgjedhjet/ Rama mesazh me simbiologji, ‘magji’ dhe ‘lexim të fatit’: E ardhmja e Shqipërisë në BE ndodhet në dorën tuaj!

Edi rama gjatë një takimi elektoral me strukturat

Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër postim ditën e sotme (24 mars), në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit dhe në prag të nisjes së fushatës elektorale.

Duke personifikuar numrin rendor në fletën e votimit në shortin e KQZ-së me dorën dhe gishtat e saj, këtë herë kreu i qeverisë ka bërë edhe pak ‘magjistarin’, dhe u ka lexuar fatin në dorë.

Teksa i referohet gjuhës së lashtë të shenjave dhe deri simbiologjinë, ai thekson se “e ardhmja e Shqipërisë në BE është në dorën e shqiptarëve më 11 maj”, duke i ftuar që “të votojnë numrin 5”.

“VOTO 5! E ardhmja e Shqipërisë në BE është në dorën tënde më 11 maj”, shkruan kryeministri, teksa pas numrit 5 ka vendosur edhe një zemër.

Krah gjuhës së shenjave në dorë, ku ka edhe simbole runike, ai interpreton secilën prej tyre, duke iu referuar fatit që i ka ardhur vendit këtë herë për anëtarësim të shpejtë dhe ‘dritaren e hapur’.

Mes tyre bien në sy ato që lidhen me “Zemrën”, “Të ardhmen”, “Fatin”, “Mendjen”, “Logjikën”, “Dëshirën”,”Shëndetin” dhe “Martesën”, si nje ruzare e jetes që ka kryefjalë vetëm “martesën e Shqipërisë me BE-në”.

Postimi i kryeministrit Rama në Facebook

 

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Si do të votojnë shqiptarët më 11 maj? Sondazhi i radhës i Piepolit në Report Tv, sonte ora 21:00

Si do të votojnë shqiptarët më 11 maj? Sondazhi i radhës i Piepolit në Report Tv, sonte ora 21:00