Zgjedhjet, Rama: PD 48 orë kohë
ose do të mbetet thjesht kujtim

Zgjedhjet, Rama: PD 48 orë kohë<br />ose do të mbetet thjesht kujtim
Në vend të "Komunikimit Javor", kryeministri Edi Rama ka bërë një shënim në rrjetin social Facebook këtë të dielë, me kryefjalë zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit dhe përpjekjet për dialog me opozitën.

Një natë më parë, PS, LSI dhe të gjitha partitë e maxhorancës si dhe LIBRA, dërguan në KQZ listën e kandidatëve, duke konfirmuar kështu pjesëmarrjen në zgjedhjet e 18 qershorit.

Nga ana tjetër, PD ka paralajmëruar bojkotimin e tyre, ndërsa s'ka bërë asnjë hap drejt ndryshimit të këtij qëndrimi, duke rrezikuar kështu një precedent, mbajtjen e zgjedhjeve pa opozitën. 

Rama fton Bashën: Gati të negociojmë, PD rrezikon të "tretet"
Me qëllim gjetjen e një zgjidhje që do të bindte PD-në, Edi Rama fton sërish Lulzim Bashën në tryezën e negocimit. 

Kryeministri i kujton kryedemokratit se ka 48 orë kohë për t'u bërë pjesë e procesit zgjedhor të 18 qershorit, pasi ndryshe, siç shprehet Rama, partia më e madhe e opozitës rrezikon të bëhet një kujtim i së kaluarës.  

"Sot do të doja ta shpjegoja këtë gjatë Komunikimit Javor, por vendosa të mos e bëj. Dua ta lë Lulëzim Bashën të qetë në këto 48 orë të fundit, të cilat vendosin nëse Partia Demokratike do të marrë kthesën e shpëtimit apo do të tretet në humnerën e vetëshkatërrimit.

Mbetem natyrisht i gatshëm ta pres kryetarin e PD-së në çdo moment, për të negociuar rikthimin e partisë së tij në fushën e betejës demokratike të 18 qershorit.

Përndryshe Partia Demokratike kështu siç e njohim, do të jetë më shpejt se vonë një kujtim i së kaluarës"
, shprehet kreu i qeverisë. 

Rama: PD do ndalet buzë humnerës, do vijë në zgjedhje
Megjithatë, Rama shprehet i bindur se PD do kthehet nga rruga që ka nisur, duke i shpëtuar greminës, dhe do të marrë pjesë në zgjedhje. 

"Unë vazhdoj ta kem thuajse bindje se Partia Demokratike do të ndalet mu në buzë të humnerës dhe do të kthehet për të hyrë në zgjedhje. Kudo ku ka marrë një gjë në dorë, Lulëzim Basha ka bërë një dëm të madh dhe kjo është e vetmja arsye që ma bën bindjen të paplotë", thekson Rama.

Shënimi i plotë i Ramës në Facebook:

"Mbrëmë kemi regjistruar skuadrën e re përfaqësuese të Partisë Socialiste. Jemi plotësisht gati të nisim finalen e madhe të këtij mandati dhe hapim një kapitull të ri për Shqipërinë që duam. Me forca të ripërtërira. Me më shumë eksperiencë. Më shumë gjak të ri. Me vendosmëri ende më të madhe se katër vjet më parë.

Por ndryshe nga katër vjet më parë, kemi përballë jo një qeveri të diskredituar, po një opozitë të konsumuar. Të njëjtët njerëz që e çuan Shqipërinë në rrugën e rrënimit, po e çojnë Partinë Demokratike në rrugën e asgjesimit.

Unë vazhdoj ta kem thuajse bindje se Partia Demokratike do të ndalet mu në buzë të humnerës dhe do të kthehet për të hyrë në zgjedhje. Kudo ku ka marrë një gjë në dorë, Lulëzim Basha ka bërë një dëm të madh dhe kjo është e vetmja arsye që ma bën bindjen të paplotë.

Sot do të doja ta shpjegoja këtë gjatë Komunikimit Javor, por vendosa të mos e bëj. Dua ta lë Lulëzim Bashën të qetë në këto 48 orë të fundit, të cilat vendosin nëse Partia Demokratike do të marrë kthesën e shpëtimit apo do të tretet në humnerën e vetëshkatërrimit.

Mbetem natyrisht i gatshëm ta pres kryetarin e PD-së në çdo moment, për të negociuar rikthimin e partisë së tij në fushën e betejës demokratike të 18 qershorit.

Përndryshe Partia Demokratike kështu siç e njohim, do të jetë më shpejt se vonë një kujtim i së kaluarës
".

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Call centerat drejt tkurrjes, Suela Gega: Rrogat kanë mbetur në vend, bëj string art që t’ia dal

Call centerat drejt tkurrjes, Suela Gega: Rrogat kanë mbetur në vend, bëj string art që t’ia dal