Zgjedhjet,raporti i OSBE në KQZ,
Zguri:Plotësojmë rekomandimet

Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri, dhe Zëvëndëskryetari Denar Biba pritën sot në një takim delegacionin e OSBE/ODIHR, Ambasadorin Peter Tejler, Kryetar i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve, zj. Ana Rusu, Këshilltare e Lartë për Zgjedhjet dhe z. Alexey Gromov, Këshilltar për Zgjedhjet.

Në takim u diskutua mbi gjetjet dhe rekomandimet e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 qershor 2017.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve vlerësoi se raporti i OSBE/ODIHR-it është mjet pune dhe se duhet të jetë në vëmendjen e të gjithë aktorëve të përfshirë në procesin zgjedhor.

Zguri u shpreh se KQZ është e angazhuar në plotësimin e rekomandimeve, të cilat i janë adresuar institucionit që ai drejton.

d.c./shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin

Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin