Zgjedhjet, shifrat sa do paguhen
komisionerët dhe numëruesit

Zgjedhjet, shifrat sa do paguhen<br />komisionerët dhe numëruesit
Trupa zgjedhore që do ta angazhohet në komisionet e votimit apo numërimit do të paguhet nga shteti me shifra nga 35-650 mijë lekë të vjetër.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të miratojë nesër masën e shpërblimit për të administratën zgjedhore, duke motivuar kështu personat e përfshirë të kryejnë në mënyrë profesionale punën e tyre.

Shqiptarja.com siguron projektvendimin me shifrat përkatëse që do të miratohen nesër, ku thuhet se: “do të caktojë masën e shpërblimit në vlerën 65.000 lekë për kryetarin dhe zv.kryetarin e KZAZ-së, për angazhimin nga momenti i konstituimit deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.

Të caktojë masën e shpërblimit në vlerën 60.000 lekë për anëtarët dhe sekretarin e KZAZ-ve, për angazhimin nga momenti i konstituimit deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Të caktojë masën e shpërblimit në vlerën 4.000 lekë për Kryetarin e KQV-së. Të caktojë masën e shpërblimit në vlerën 3.500 lekë për anëtarin dhe sekretarin e KQV-së.

Të caktojë masën e shpërblimit në vlerën 6.000 lekë për anëtarin e Grupit të Numërimit të Votave. Kodi Zgjedhor përcakton kompetencën e KQZ-së të caktojë masën e shpërblimit për anëtarët e komisioneve zgjedhore dhe anëtarët e grupeve të numërimit të votave.

Në caktimin e masës së shpërblimit, KQZ merr në konsideratë kohën e funksionimit të këtyre komisioneve, ngarkesën e punës si dhe  përgjegjësinë e tyre në administrimin e procesit zgjedhor në zonën e administrimit zgjedhor. KZAZ-ja ngrihet 90 ditë para datës së zgjedhjeve dhe do të jetë në detyrë deri në dorëzimin në KQZ të dokumentacionit zgjedhor përkatës.

Propozimet për anëtarët dhe sekretarin e KQV-së bëhen jo më vonë se 30 ditë para ditës së zgjedhjeve. KZAZ-ja emëron anëtarët e KQV-së jo më vonë se 5 ditë nga paraqitja e propozimeve. Në çdo rast emërimi i tyre bëhet jo më vonë se 20 ditë para datës së zgjedhjeve. Anëtarët e KQV-së janë në detyrë deri në dorëzimin e kutisë së votimit dhe materialeve zgjedhore në VNV.

Për numërimin e votave në rang ZAZ-je, me vendim të KZAZ-së caktohen Grupet e Numërimit të Votave 10 ditë para datës së zgjedhjeve. Grupet e Numërimit janë në detyrë deri në përfundimin e numërimit të votave për të gjitha qendrat e votimit të zonës së administrimit zgjedhor. KQZ do të vendosë nesër gjithashtu për detajet teknike të elementëve të sigurisë për fletën e votimit si dhe për shpërndarjen e Zyrave Rajonale Zgjedhore dhe KZAZ-të.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e enjte, më datë 12.01.2017, ora 11:00,  zhvillon mbledhjen me këtë rend dite: ““Për caktimin e njësive administrative ku do të krijohen selitë e KZAZ-ve për zgjedhjet për Kuvend të datës 18.06.2017”.

“Për ngritjen e Zyrave Rajonale Zgjedhore për zgjedhjet për Kuvend të datës 18.06.2017 dhe caktimin e njësive administrative ku do të jenë ambientet e punës të ZRZ-ve”. “Për caktimin e masës së shpërblimit për anëtarët e KZAZ-ve, KQV-ve dhe anëtarëve të grupeve të numërimit të votave për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 18 qershor 2017”. “Për miratimin i modelit dhe specifikimeve teknike të fletëve të votimit për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 18.06.2017”.

“Për miratimin e modeleve të dokumenteve që do të përdoren nga GN-ja dhe KZAZ-ja për nxjerrjen e rezultateve të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 23.06.2013”. “Për përdorimin e kamerave regjistruese dhe monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit në Vendin e Numërimit të Votave, në Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 18 qershor 2017”.

“Për miratimin e modeleve të disa materialeve zgjedhore që do të përdoren për zgjedhjet për Kuvendin të datës 18 qershor 2017". (kutia e votimit, kutia e materialeve zgjedhore, vulat e KZAZ, KQV, vula rezervë, kodet e sigurisë, dhomat e fshehtësisë, lënda e posaçme për timbrimin e zgjedhësve)”.

kqz tabelat

kqz tabelat

kqz tabelat


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!