Report TV do të transmetojë live në 24 orë procesin e votimit dhe numërimit të votave deri në daljen e rezultatit final.
Nëpërmjet teknologjisë më të fundit, do të ketë transmetime live nga çdo qytet i Shqipërisë për ecurinë e procesit të votimit apo pasqyrimit të rezultatit.
“Transmetimi maratonë të procesit zgjedhor do të nisë prej orës 06:30 të së dielës dhe do vazhdojnë deri në daljen e rezultatit përfundimtar. Nëpërmjet teknologjisë më të fundit, Report TV do të transmetojë nga çdo cep i Shqipërisë, në zonat më të nxehta apo transmetimi në kohë reale i çdo problematike që do të konstatohet gjatë procesit të votimit apo të numërimit”, shprehet Romir Saraçi, kryeredaktor në Report Tv.
Në pjesën më të rëndësishme të zgjedhjeve të 25 qershorit, do të vijnë në kohë reale rezultatet e numërimit. Çdo kuti e numëruar do të transmetohet nëpërmjet grafikëve, duke bërë edhe përllogaritjen e mandateve.
“Prej orës 19:00 e gjithë vëmendja do të fokusohet tek rezultatet. Qytetarëve do tu mundësohet që në kohë reale të ndjekin rezultatet që nga kutia e parë dhe deri në leximin e votës së fundit. Gazetarët dhe operatorët do të përqendrohen dhe do të sjellin në kohë reale rezultatet nga çdo KZAZ, dhe transmetimi i tyre do të bëhet edhe duke përllogaritur numrin e mandateve që merr secila forcë politike”, thotë Saraçi.
Gjatë gjithë ditës si dhe në mbrëmje ecuria e procesit, rezultatet por edhe problematikat do të diskutohen në studio me ekspertët më të mirë të fushës dhe analistët më seriozë në vend.
“Projeksionet, qarqet më të nxehta, aty ku mandatet ndahen me pak vota do të analizohen në studio në dy panele të ndryshme me analistët më serioz në vend. Pjesë e rëndësishme është edhe ndërveprimi me publikun”, thotë Saraçi.
Rezultatet mund të gjenden në çdo moment online edhe në uebsite-n Shqiptarja.com, ku në kohë reale do të ketë informacione të detajuara mbi rezultatet dhe çdo problematikë që mund të krijohet.
Gjithashtu edhe gazeta “Shqiptarja.com” do të dalë në treg të hënën me tabelat e rezultateve dhe projeksionin e ndarjes së mandateve për çdo parti në rang kombëtar dhe për të 12 qarqet e vendit.
Gjithashtu nëpërmjet sistemit QR Code në gazetën “Shqiptarja.com” keni mundësi të ndiqni të azhornuara moment pas momenti të gjitha rezultatet.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO