Zgjedhjet – Sot konstituimi i KZAZ-ve

/ATSH/.- Sot pritet të mbahet mbledhja e parë e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) për zgjedhjet vendore të 21 qershorit.
Në kuadër të përgatitjeve për procesin e ardhshëm elektoral, KQZ ka vendosur ngritjen e KZAZ-ve brenda datës 13 prill, ndërsa mbledhja e parë e tyre do të mbahet paraditen e sotme ora 10.00, në zyrat e KZAZ-ve në të gjithë vendin.
KZAZ-ja përbëhet nga 7 anëtarë dhe sekretari, të cilët emërohen nga KQZ-ja, sipas procedurës së mëposhtme: dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e shumicës parlamentare, dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e opozitës parlamentare, një anëtar propozohet nga partia e dytë e shumicës parlamentare dhe një anëtar propozohet nga partia e dytë e opozitës parlamentare. Ndërsa anëtari i shtatë propozohet në gjysmën e KZAZ-ve nga partia e parë e shumicës parlamentare, kurse gjysma tjetër nga partia e parë e opozitës parlamentare.
Referuar numrit të votave të fituara për këshillat vendorë në shkallë vendi dhe përfaqësimit në Kuvend, partia e parë dhe e dytë e shumicës parlamentare, të cilave u lind e drejta të propozojnë anëtarë në KZAZ për zgjedhjet e qershorit, janë Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.
Ndërsa, partia e parë dhe e dytë e opozitës parlamentare, të cilave u lind e drejta të propozojnë anëtarë në KZAZ, janë Partia Demokratike dhe Partia Republikane.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Harris: Vota e 5 nëntorit është 'një zgjedhje mes lirisë ose kaosit'