Zgjedhjet, të martën KQZ ndan
fondin financiar për partitë politike

Zgjedhjet, të martën KQZ ndan <br />fondin financiar për partitë politike
TIRANE - Ditën e martë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të miratojë shpërndarjen e ndihmës financiare vjetore për partitë politike. Bëhet fjalë për një shumë prej 200 milionë lekësh të reja, që janë rezervuar në buxhetin e këtij viti për forcat politike.

Tre janë kriteret kryesore të shpërndarjes së këtij fondi. 70 % e tij ndahet sipas numrit të deputetëve të fituar në zgjedhjet e fundit parlamentare. 20 % ndahet në mënyrë të barabartë ndërmjet partive parlamentare, ndërsa 10 % shkon për partitë që në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë fituar mbi 1 % të votave në shkallë vendi.

Në bazë të kësaj skeme, Partia Demokratike pritet të marrë mbi 83.5 mln lekë, PS mbi 80.6 mln, LSI rreth 11.7 mln, PDIU rreth 7.7 mln, PBDNJ gati 8 mln, Partia Republikane mbi 8.1 mln dhe Partia Socialdemokrate mbi 352 mijë lekë të reja.

Tabela e ndarjes se fondeve te KQZ




























(Tabela e KQZ-së për shpërndarjen e fondeve për partitë politike)

Redaksia online
(im/eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit