Zgjedhjet, tërhiqen aleatët e PS
refuzojnë Milo dhe Gjinushi

Zgjedhjet, tërhiqen aleatët e PS<br />refuzojnë Milo dhe Gjinushi
23 aleatët e vegjël socialistë do të bëjnë fushatën e PS-së.
 
Madje pas takimit me Edi Ramën dhe Musa Ulqinin në selinë rozë, ata i bëjnë thirrje dhe aleatëve të tjerë që janë regjistruar tashmë në KQZ, të tërhiqen nga gara për të mos përçarë votat e së majtës.
 
Kreu i PSV '91 Petro Koçi, Gjergji Koja i Partia Socialiste e Moderuar (PSM) si dhe Idajet Beqiri i Unitetit Kombëtar kanë vendosur sot të dalin nga gara parlamentare, ndërsa i kanë bërë thirrje publikisht elektoratit të majtë që të votojë PS-në. 

Ndërkohë, Skënder Gjinushi dhe Paskal Milo të pyetur nga Report Tv e përjashtojnë në mënyrë kategorike mundësinë e tërheqjes nga gara.
 
Milo shprehet se nuk u kontaktuan nga socialistët, duke e lexuar këtë si një mungesë vullneti për bashkëpunim.
  
Burime nga PS bëjnë me dije se takimi ishte vetëm me aleatët të cilët nuk kishin depozituar lista kandidatësh në KQZ. Pra që automatikisht nuk janë pjesë e procesit.

Petro Koçi: PS të sigurojë 71 mandate
Kryetari i PSV91, Petro Koçi kërkoi që mbështetësit e tij të votojnë për PS. Ai tha se sfida e këtyre zgjedhjeve mbetet marrja e 71 mandateve në Kuvend. 

“Duke pasur parasysh që nuk janë regjistruar koalicione, kemi vendosur që të mbështesim PS që të sigurojë 71 mandate. 

Çdo votë e hedhur për partitë e vogla dëmton Partinë Socialiste. Disa subjekte janë regjistruar, që do të thotë se cdo votë e hedhur për ato dëmton PS
", tha ai.

Koçi i bëri thirrje edhe Gjinushit dhe Milos që të tërhiqen nga gara dhe që vota të shkojë për PS.

Ndërsa Gjergj Koja i PSM, thekoi se “Mbledhja vendosi që aleatët e PS t’u bëjmë thirrje mbështetësve të votojnë PS si e vetmja mundësi për të vazhduar reformat pas 25 qershorit". 

"Çdo aventurë tjetër do të ishte e rrezikshme. Vendimmarrja ishte totalisht e pavarur, unanimiteti ishte i plotë. Kjo është e vetmja mënyrë ne të mos bëjmë eksperimente për të ardhmen e Shqipërisë
”, tha ai. 

Ndërsa Idajet Beqiri, kryetar i Partisë Uniteti Kombëtar, deklaroi se “nuk ka asnjë zhgënjim te aleatët, kjo është strategji e partive të majta për maksimizuar fitoren".

Premtimi i vetëm nga Rama është që të vazhdojë reformat dhe ne këtë kërkojmë”


Ai theksoi se PS duhet të sigurojë 71 mandate në 25 qershor, për të vijuar qeverisjen e vendit.

"Votat t'i shkojnë PS-në, në mënyrë që të kemi vazhdimësinë e kësaj qeverisje për të bërë reformat. PS duhet të arrijë të marrë 71 vota", tha Koçi. 

Vendimi i tre partive të majta erdhi pas takimit të krerëve të tyre me kryetarin e PS dhe njëherazi kryeministrin Edi Rama si dhe Sekretarin për Koalicionet në PS, Musa Ulqini.



Gjinushi: "Deshtë" s'e lënë garën, PS i bën 71 deputetë me PSD
Kryetari i PSD, Skënder Gjinushi, refuzon apelin e tre partive të majta, për t'u tërhequr nga zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.
 
Gjinushi tha për Report Tv se e majta nuk fiton dot pa PSD-në në zgjedhje.
 
Sipas tij, 71 mandatet në Kuvend PS mund t'i sigurojë me social demokratët. 
 
"Nuk pranoj të tërhiqem nga zgjedhjet e 25 qershorit. Po u tërhoq PSD nuk fiton e majta. "Delet manare" le të tërhiqen, por jo "deshtë". E majta fiton vetëm me PSD-në dhe 71 mandatet në Kuvend arrihen me PSD-në.

PSD do sigurojë të paktën dy mandate në këto zgjedhje
", u shpreh Gjinushi. 

Kreu i PSD i kërkoi gjithashtu Ramës të vendosë për regjistrimin e koalicioneve në KQZ, gjatë dy ditëve të mbetura.

"Nëse Rama mendon se i duhen aleatët, të krijojë koalicionin dhe të regjistrohet në KQZ, ka edhe dy ditë kohë, deri në datën 26.

Përndryshe duhet të respektojë marrëdhëniet reciproke. Marrëveshja është politike dhe nuk ka asnjë vlerë juridike. Kush ka vullnet pozitiv për një bashkëpunim tërësor bën koalicion deri pasnesër
", tha Gjinushi. 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

FBI-ja zotohet se do të lëvizë çdo gur në rastin e sulmit ndaj Trumpit

FBI-ja zotohet se do të lëvizë çdo gur në rastin e sulmit ndaj Trumpit