Zgjedhjet, Topi: Koha për rotacion
Arvizu: Kujdes me nacionalizmat

Zgjedhjet, Topi: Koha për rotacion<br />Arvizu: Kujdes me nacionalizmat
TIRANE - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryetarin e Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi në ambientet e FRD-së.

Në fjalën e tij pas takimit Topi është pyetur për kodin zgjedhor dhe institucionin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke akuzuar PD dhe PS si përgjegjësit kryesorë për përbërjen e KQZ-së dypartiake, me numër tek si dhe për hartimin e Kodit Zgjedhor që deformon votën e qytetarëve. Sipas Topit anëtarët e KQZ-së kanë përgjegjësi ligjore për administrimin e votës së qytetarëve, ndërsa qeveria ka përgjegjësi për administrimin e zgjedhjeve, ndërsa theksoi se FRD është i parimit të rotacionit, jo thjesht për të ikur një por për të ardhur figura të reja, pasi Shqipëria është e gjithë shqiptarëve.

“Përgjegjësit kryesorë për hartimin e kodit zgjedhor edhe të një KQZ dypartiake me numër tek është përgjegjësi e tyre. KQZ është një instrument ligjor që duhet të administrojë votën e çdo shqiptari. Administruesi kryesor për çështjen e zgjedhjeve është qeveria. Të respektohet vota e çdo shqiptari, boll është deformuar përmes kodit. Ne jemi në parim për rotacion, jo thjesht për të ikur një dhe për të ardhur një tjetër. FRD është për rotacion elitash dhe gjenerata të reja sepse Shqipëria nuk është pronë individësh por i përket të gjithë shqiptarëve”, tha Topi.

Topi vuri theksin tek komunikimi si një pikë e fortë për stabilitetin në rajon. Sipas tij nuk duhet të ndërpritet dialogu Prishtinë-Beograd por duhet të vazhdojë më standardet diplomatike.

“Diplomacia është arti i artikulimit të politikave të mençura, komunikimi të mos ndërpritet. Mungesa e komunikimit nuk i shërben asgjëje, qoftë Qeveria shqiptarë të vazhdojë komunimin me Qeverinë serbe, në kuadër të dialogut Prishtinë- Beogrd fati dhe standardet e sjelljes së Qeverisë me qytetarët e Preshevës. Veteëm një politikë serioze, një diplomaci e qartë edhe standardet diplomatike të SHBA dhe BE do të çojnë situatën në stabiletet”, u shpreh Topi.

Të njëjtën qëndrim ka mbajtur edhe ambasadori i SHBA-së, Arvizu, i cili u shpreh se shqiptarët e të gjitha trevave i kanë sytë nga Qeveria shqiptare, prandaj ajo duhet të punojë për integrimin e tyre. Arvizu ka vënë theksin në kujdesin që duhet të tregohet me deklaratat nacionaliste, sidomos në klimën zgjedhore pasi shmangin problemet më të rëndësishme.

“SHBA mbështesin të gjithë anëtarësimin e Ballkanit perëndimor. Nga të gjitha më e rëndësishme dhe kritike është dialogu Prishtinë-Beograd, duhet ta mbajmë në hapa pozitivë. Të gjithë shqiptarët në trevat kanë interes për stabilitet, sidomos shqiptarët etnikë që jetojnë në këto zona shikojnë drejt Tiranës dhe drejt Qeverisë për drejtim dhe udhëheqje, prandaj është kritike që të ndodhë integrimi i Ballkanit perëndimor. Të këtij projekti që ne të gjithë e mbështetsim. Është e rëndësishme që të mund t’i rezistohet tundimit me deklaratat nacionaliste, veçanërisht në klimën e zgjedhjeve pasi ndikojnë në shpërqëndrimin nga problemet më të rëndësishme”, deklaroi Arvizu.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Me urdhër të SPAK, Policia aksion në disa qytete, zbatohen masa sigurie të lëshuara nga GJKKO! Pamje nga Lezha

Me urdhër të SPAK, Policia aksion në disa qytete, zbatohen masa sigurie të lëshuara nga GJKKO! Pamje nga Lezha