Zgjedhjet, Vasili: Në Dibër PS e
LSI me kandidat të përbashkët 

Zgjedhjet, Vasili: Në Dibër PS e<br />LSI me kandidat të përbashkët 
"Koalicioni PS-LSI është real, funksionon si një skuadër dhe jo si një bashkim votash". Kështu ka deklaruar kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, në një intervistë në emisionin "45 minuta" nga Denis Minga në Report TV.
 
Vasili ka shtuar se koalicioni është përballur me sfida për të cilat më parë nuk është guxuar ndërsa shtoi se nëse do të votohej sot, PS-LSI do të rezultonte serish fitues.
 
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017-ë, tha Vasili, publiku do të vlerësojë qeverisjen aktuale, njësosj si një vit më parë në zgjedhjet vendore.
 
Vasili ka folur dhe për reformën në drejtësi duke shprehur edhe njëherë gatishmërinë maksimale të mazhorancës për ta votuar. "Nëse PD do të pengojë reformën atëherë kjo parti do të futet në krizë me qytetarët dhe me ndërkombëtarët", tha Vasili.
 
Vasili ka konfirmuar se në zgjedhjet për kryetar bashkie në Dibër, PS-LSI do të futet si koalicion por pa specifikuar kandidatin konkret.

Zhvillimi kryesor i ditës së premte, takimi mes Ramës e Metës, dy partive, i kishte munguar publikut ky takim prej disa kohësh...Kishim kohë paparë edhe një buzëqeshje të z.Ruçi...Z.Vasili nuk qeshi aq shumë...
Ishte një dalje rutinë, nuk ishte një ngjarje takimi i koalicionit, pasi tashmë është rutinë pozitive politike. Është një risi, sepse s'ka patur më përpara një të tillë. Është shumë mirë për të krijuar një dimension të këtij koalicioni që bashkëpunon dhe funksionon si një skuadër dhje jo thjesht e vetëm bashkon votat në sallën e parlamentit për të kaluar nisma. Mazhoranca i ka dhënë një dimension të ri koalicionit, një koalicioni që bashkëpunon e gjejnë zgjidhje të përbashkëta. Pra, e bën koalicionin funksionues e real. Në të kundërt s'kemi një koalicion që bashkëpunon. Ky bashkëpunim ka shënuar një hap të ri. Në këtë frymë ishte edhe komunikimi më i fundit i z.Ruçi...
 
Isha i saktë, ai radhë qesh...

Nuk besoj se humoret tona kanë qenë negative ndonjëherë. Prononcimi erdhi si pasojë e pyetjeve të pafundme të kolegëve tuaj.
 
Kanë kaluar 3 vjet nga koalicioni PS-LSI, ju si do ta vlerësonit deri tani koalicionin?
Përgjigjen më të mirë do ta jepte kushdo tjetër që s'do ishte pjesë e koalicionit. Unë jam pjesë e koalicionit dhe i bëj shërbim kësaj. Duke i bërë shërbim kësaj, do jap vlerësim pozitiv për këtë. Nëse nuk do të bëja një vlerësim të tillë, s'do isha pjesë e këtij koalicioni. Ne të gjithë së bashku po përballemi me punë të pabëra të të shkuarës. Kanë qenë jo vetëm sfida të vështira, por sfida që nuk kemi guxuar tu qasemi. Sfida që kanë qenë tabu si informaliteti, në energji, lufta ndaj drogës. Të gjitha kanë qenë aty, por të paprekshme. Kur një mazhorancë u qaset këtyre dhe vazhdon të ruajë mbështetje elektorale, tregon se ka bërë punë të mirë. Politika provimin e saj e ka në garën elektorale dhe besoj se kjo është rruga që do na prijë edhe më tej.
 
Nëse ju do t'i drejtoheshit sot elektoratit shqiptar, do të ishte fitues ky koalicion?
Sigurisht, përgjigja është po. Pas 10 muajsh na ka vënë në lëvizje një reformë tjetër, siç është ajo territoriale. Besoj se na ka dhënë pikë më shumë.
 
Nëse ju vërtetë s'u shprehët konkretisht, jeni parti luajale ndaj koalicioneve, siç çuat mandatin e z.Berisha në 4 vjet. Nëse bëjmë një krahasim mes atij mandati dhe këtij mandati...
Ai koalicion lindi për nevoja politike dhe historike të vendit. Dhe mbaroi sipas marrëveshjes politike. Ka qenë një shembull pozitiv përveç gjërave pozitive që arritëm, siç është liberalizimi i vizave. Por vendosëm një standard në politikën shqiptare, pasi vendosëm një standard shumë pozitiv. LSI ishte ajo që vendosi këtë standard dhe e ndante nga ajo politikë meskine dhe bizantine.
 
Qytetari do të dijë për mirëqeverisjen, po qeveris më mirë kjo qeveri?
Kur përmenda reformën në energji, informalitetin e luftën ndaj krimit e drogës, tregova cili ishte raporti im ndaj qeverisjes. Verifikimi politik i para një viti na dha të drejtë, tani presim verifikimin politik nga gjysma e 2017-ës. Dhe besoj se do të jetë një reagim pozitiv i qytetarëve.
 
Kë do vlerësojë publiku, koalicionin PS-LSI?
Në qeverisjen e vendit ka patur kontribute të PS e LSI. Është një koalicion i përbashkët.
 
Do të thotë se do të jeni bashkë në 2017-ën?
Se cilat janë strategjitë përkatëse është një çështje që nuk zgjidhet sot. Kemi një reformë zgjedhore nëpër duar.
 
U diskutua çështja e përgjimeve të premten?
Jo, fare.
 
Ka patur një merak z.Rama në komisionin e Sigurisë Kombëtare...
Z.Rama ka patur një qëndrim të shkëlqyer të cilin e kam mbështetur dhe e mbështetjes, pasi është shprehur qartë. Ka thënë ta bëjmë këtë proces verifikimi në këtë komision dhe çdo tymnajë të zgjidhet para qytetarëve. Në vend që të flasim ne, le të flasin drejtuesit e institucioneve. ju e shikoni sot se kjo çështje është fashitur, nuk e shoh as në titra e as në faqet e gazetave. Në rast se një sqarim i tillë nuk do të ndodhte, ne do ta kishim pjesën dërrmuese të intervistës për këtë çështje. Prokuroria ka nisur një hetim dhe nuk di ta ketë mbyllur. Nuk kam as fobira si qytetar për këtë punë. Në rast se do të kishte një veprimtari të paligjshme, ata që do të kishin shkelë ligjin, do të mbanin përgjegjësi ligjore.
 
Rasti i Dibrës tregon se mzhoranca do të bëhet gati për zgjehje në Dibër...Do të jeni në koalicion me PS?
S'e kemi vënë ndonjëherë në diskutim këtë çështje. Ka ndodhur një ngjarje që s'ia vlen më të komentohet. Do të ketë një tryezë se kur do të jetë data e zgjedhjeve, mënyra e kandidimit, forma, strategjia elektorale që do të ndjekim. Besoj se është një realitet i kufizuar lokal.
 
Mund të jetë një test?
S'besoj. Është një nga 61 bashkitë, s'përbën test...
 
Kandidati i radhës kujt do t'i përkasë?
do të vendosim se cila është më e dobishme dhe strategjia më e frytshme për koalicionin. S'jemi ulur të bisedojmë fare për këtë çështje.
 
Reforma në drejtësi, PD heziton, çfarë po ndodh?
Përpara nesh është një detyrë shumë e madhe. Kjo pritshmëri e lartë e publikut dhe integrimi në anën tjetër, ku kam vënë re në shumë raste që kur duan ta kundërshtojnë çështjen e reformës, unë bëj tek ata që e shohim me seriozitet çështjen. Po shoh me shumë merak edhe procesin integrimin, që do të thotë një hapje e mëtejshme. Është shumë e rëndësishme sepse një integrim i plotë do të thotë një hapje drejt realiteteve ekonomike të reja. Shqipëria nuk ka atë volum parash e investimesh për të ecur përpara. këto realitete ekonomike ndodhen në Europë. E përsa kohë ne kemi këtë gjysmë izolim, kemi humbur shanse të mëdha në ekonomi. Se thotë që hajde se këtë muhabetin e integrimit e kemi dëgjuar, por ky është një gabimet më të mëdha që bëjmë. Sot, kemi një Europë që edhe vende të tjera po aspirojnë BE, ndërsa ne që jemi më afërt rrezikojmë të mbetemi në fund. Një nga kushtet e integrimit është reforma në drejtësi dhe nëse ne nuk e bëjmë, këtë realitet e kemi humbur. Kjo reformë është mbështetur nga ekspertiza e Venecias si në asnjë reformë tjetër. OPDAT e EURALIUS- janë ata që janë përgjigje për shumë çështje. Deri tani PD është treguar shumë dyshuese, ka paraqitur një draft të saj, i cili është një draft bën që shumë çështje të ridiskutohen nga e para. Dhe kjo ka ulur ritmin e reformës dhe ka bërë që PD të jetë e paqartë për këtë çështje.
 
Çfarë ndodh në raport me këtë qëndrim pengues?
PD ka bërë publike qëndrimet e saj. Drafti nuk është në kohën e duhur sepse ka plot çështje të draftit, çështje dytësore që mund të ishin shteruar me kohë. Mund të qëndronim gjatë me çështjen e shumicës për zgjedhjen e gjyqtarëve dhe mund të diskutonim gjatë, por dhjetëra çështje të tjera të karakterit teknik, duhet të shteroheshin.
 
Cila është axhenda në vijim e komisionit?
Komisioni mblidhet pa patur nevojë që të lajmërohet me javë përpara. Fryma për të çuar përpara është shumë e fortë. Për datën e ardhshme nuk kemi për momentin, por kjo s'do të thotë gjë.
 
Z.Basha para disa ditësh la të kuptohej se do të ishte një proces i gjatë, sipas tij më tepër rëndësi ka produkti e jo koha. Mund të shtyhet përtej qershorit?
Afati i reformës është një afat politik, s'është administrativ apo burokratik. Brukseli thotë me në reformë të mbyllur në qershor e implementimi i saj në shtator- tetor, mundësia për të hapur negociatat e anëtarësimit janë të mundshme. Në të kundërt, siç ka thënë Vlahutin, se nëse kjo nuk ndodh, procesi mund të shtyhet deri në 3 vjet. Do forcohemi e do të gjejmë kompromisin, duke dhënë mesazhin e qartë për të një përmbushje serioze të këtij detyrimi? Apo do ta humbim këtë shans? Po humbe, humbet edhe mundësitë. Ne si mazhorancë jemi të prirur të mos i humbasim këto mundësi. Për shkak të vonesave negociatat për anëtarësim u hapën për 3 vjet vonesë, për shkak të mos miratimit të 3 ligjeve në Kuvend.
 
Supozojmë se PD për shkak të interesave të saj, nuk do ta jepte këtë konseuss, çfarë ndodh? Krizë politike?
Çdo lloj pengese që PD do krijonte, do ishte krizë për PD dhe jo për mazhorancën. Nuk ka arsye mazhoranca të mbajë krizën e tjerëve në kurriz. LSI, kryetari i saj, Ilir Meta ka thënë se reforma duhet ë ishte votuar dje. PS ka thënë gjithashtu. Mazhonca s'ka për të paguar faturat e të tjerëve.
 
Reforma zgjedhore, si po ecet?
Reforma ka filluar. Janë bërë disa takime dhe është përcaktuar edhe axhenda. Ka nisur puna me grupet e ekspertëve për të caktuar një draft sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR.
 
Cili është varianti më i mirë i sistemit, sipas jush?
Rruga ku ecën komisioni është të plotësojë gjithçka që OSBE/ODIHR ka nxjerrë problematika. OSBE/ODIHR ka thënë se cilat janë elementët negative dhe pozitive. Detyra jonë është që këto detyra t'i reflektojmë. S'kemi pse shpikim vërejtje. Për sistemet, në kemi provuar mazhoritarin, mazhoritaro-proporcional, sot kemi proporcional-rajonal, pra i kemi provuar të gjitha dhe të gjitha janë kritikuar. Këtë sistem e kemi provuar dy herë dhe s'ka patur kritika, i gjithë problemi ka qenë menaxhimi i votës. OSBE/ODIHR e thotë artë se para, gjatë, e pas fushatës janë evidentuar këto probleme. Rregullojeni dhe kaq.
 
Administrimi i votës, për komisione jo politike i z.Rama, si ju duket?
S'e kam dëgjuar këtë. Nuk ka një propozim konkret nga PS në komisionin e reformës zgjedhore.
 
Numërimi elektronik i propozuar nga PD, nga z.Basha?
Ne e kemi miratuar këtë gjë që zgjedhjet e shkuara. S'u realizua për vështirësi teknik. Hajde ta realizojmë. Ky votim elektronik cilat janë kapacitetet teknologjike dhe mundësitë reale për tu bërë në Shqipëri, le të analizohet dhe ne në tavolinë jemi të hapur gjithnjë.
 
A është LSI ndërmjetëse mes PD e PS?
Se cili është pozicioni i LSI për reformën në drejtësi, dihet, jemi gati ta votojmë që nesër. Kemi për të detyrë të qasemi me profilin tonë, jo vetëm për reformën në drejtësi, por edhe atë zgjedhore.
 
QSUT, radhët e gjatë të konstatuara...
Fenomeni i ri është ngritja e qendrës së konsultave që është një gjë pozitive. Në themel të kësaj zgjidhje është për të çliruar pavijonet nga pacientët dhe familjarët për konsulta mjekësore. Kjo pengon punën dhe rrit infeksionet spitalore. Është një zgjidhje e dobishme, e mirë. Për këtë QSUT duhet lavdëruar, qoftë për sistemin e prenotimit online, për lehtësimin e problemit. QSUT ka një problem të madh pozitiv, ka peshën si qendra më e mirë terciare në vend, për një grup sëmundjesh. Pse shkaktohen radhë? Një nga sfidat që ka një sistem i varfër, është rritja e disiplinimit, kontrollit e vijmë te sistemi i referimit. Një nga problemet që Ministria e Shëndetësisë e ka ulur vëmendjen është vendosmëria e madhe për të zbatuar një sistem referimi të plotë. Shumë raste radhësh duhet të trajtoheshin nga sektori sekondar në rrethin përkatës. Sot, të gjitha spitalet rajonale kanë prej 4 vitesh teknologji të lartë, kanë skaner për të vënë diagnozë. Sa më shumë vrima të ketë sistemi i referimit, shkarkohet në QSUT. Dhe s'mund të japë shërbimin më të mirë. Ndaj, ndërhyrjet duhet të jenë sistemike. Nuk mund të funksionojë që organizmi të jetë i shëndetshëm kur ke një organ të sëmurë. P.sh, një shërbim i kardiologjisë të kenë të njëjtin protokoll me të qarqeve dhe këtë grup sëmundjesh e trajtojnë ata. S'mund të kthehet QSUT në një spital rajonal.
 
Do të merreni pak më shumë këtej e tutje me shëndetësinë?
Unë me shëndetësinë jam marrë gjithmonë. Me këshilla po, por jo me imponime. Besoj se një këshillë ndihmon sistemin, qytetarët dhe jo mua.
 
Nëse do t'i vinit një notë për mënyrën si është qeverisur sistemi i shëndetësisë...
S'do t'i vija notë. S'e marr dot pozicionin e mësuesit në këtë moshë. Notat i ve kryeministri i vendit. Ai i vlerëson me nota ministrat.
 
Zgjedhjet janë afër, ju ku do të kandidoni?
Unë kam kandiduar në Fier, kam punuar e punoj për shumë gjëra në atë qark, e detyra ime bën që të vazhdoj atje. Por duke bërë llogaritë që jam zv/kryetar i LSI, kryetar i grupit parlamentar, s'mund të them se 100% që do të jem atje. Është krijuar një miqësi shumë e gjatë me atë komunitet të shkëlqyer të cilët me djersën e ballit bëjnë atë që s'e bëjmë ne në qeverisje.
 
Bashkë me z.Ruçi në Fier?
Për z.Ruçi nuk e di.
 
Një dyshe e fortë në Fier...
Për të mirën e socialistëve...

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

AMP pezullon nga detyra 2 punonjës të Policisë Rrugore për shpërdorim detyre! Fshehën provat e një aksidenti

AMP pezullon nga detyra 2 punonjës të Policisë Rrugore për shpërdorim detyre! Fshehën provat e një aksidenti