Veliaj tha se ekipi kundërshtar është ekipi që shkatërroi Shqipërinë dhe si të tillë nuk mund të ndërtojnë Tiranën. Duke foli për punët e bërë nga ai gjatë detyrës së tij si Ministër i Mirëqenies Sociale, ai u shpreh se 200 persona në fshat siguruan pensionin falë amnistisë së qeverisë.
“Këta janë i njëjti ekip që shkatërroi Shqipërinë. Ekipi që e shkatërroi nuk mund ta ndërtojë Tiranën. Reforma e pensioneve bëri që 200 mijë veta që do ngeleshin pa pension të përfitojnë. 200 mijë veta në fshat siguruan pensionin e tyre falë amnistisë që bëmë. Të ishte për këta do kishin ngel me zero lekë në xhep. Asnjë shans për arta që e shkatërruan Shqipërinë, për ata që e shkatërruan Tiranën. Ky është momenti për ta çuar Tiranën në drejtimin e duhur”, tha Veliaj.
Duke paraqitur projektet dhe planin që do të përdorë gjatë katër viteve të qeverisjes së tij, Veliaj ka theksuar se i gjithë koalicioni i majtë u shërben të gjithë njerëzve me drejtësi, pavarësisht bindjeve politike. Sipas tij kjo ka qenë arsyeja përsë Bamir Topi dhe Shpëtim Idrizi, “dy njerëzit më të djathtë të së djathtës”,-siç i ka quajtur ai bënë koalicion me partinë Socialiste në këto zgjedhje
"Në 1 vit ne bëmë 31 mijë legalizimi. Ne kemi një zgjedhje fantastike ku kemi treguar se nëse punojmë na ecin punët shumë mirë. Këta i ndanin njerëzit në të majtë dhe në të djathë. Ne nuk do ta bëjmë sepse ne 3 milion veta jemi e nuk mund ti përçajmë njerëzit. Ne kemi sjellë një model tjetër. Unë jam nip veteranësh dhe jam shuë i ndërgjegjshëm se kur detyra kërkon diçka nuk mund ti ndash njerëzit. Ne e çuam në 5 këste . Në edhe të djathtëve u shërbejmë më mirë dhe më drejtë. Ndaj për çfarë i doni ata. I gjithë koalicioni ynë u shërben njerëzve më drejtësi, Ndaj dhe dy njerëzit më të drejtë të së djathtës, më të djathtët, Bamir Topi dhe Shpëtim Idrizi erdhen me ne sepse ne jemi drejtimi i duhur. Ndaj dhe të gjithë të djathtët duhet të vijnë në drejtimin e duhur", tha ai.
Më tej Veliaj ka theksuar se çdo njeri duhet gjykuar për punën që ka bërë më parë.
“Secili njeri duhet të gjykohet nga puna që ka bërë përpara. unë do të gjykohem nga puna si ministër ashtu si Lulëzim Basha duhet të gjykohet nga puna në bashki. Ai ka qëndruar vetëm 1 ditë në bashki, rri në Hollandë. Ne do ta çojmë tiranën në drejtimin e duhur. Partia Demokratike po shet një model suksesi që nuk ekziston. Këta na thonë na provoni edhe 4 vite për këta modele suksesi që nuk ekzistojnë.
Ne nuk duam 4 vjet gallatë, ne duam 4 vjet punë dhe një kryetarë bashkie që është 24 orë në punë në 7 ditë të javës. Asgjë nuk do të ndryshojë për shërbimet sepse shërmbimet e bashkisë do vijoni ti merni këtu në Kasharë”, tha Veliaj.
Duke folur për furnizimin me ujë të banorëve, Veliaj është shprehur se edhe pse janë disa punonjës bashkie të pununësuar në ujsjellës, ata nuk shkojnë në punë, por rrinë gjithë ditën nëpër mitingjet e Partisë Demokratike
“Këta marin rrogën dhe nuk shkojnë në punë. Sepse në një vend i dyti në botë për burime ujore nuk shkojnë në punë por shkojnë gjithë ditën në mitingje. Ndaj në bashkinë e re kush është për punë do të punojë 24 orë për ujësjellësin e për çdo punë tjetër, ndërsa kush është për mitingje le të shkojë e të rrijë 24 orë atje. Florenc hoxha ka sjellë shumë probleme për Tiranën. Unë nuk punoj me gankstera apo me njerëz të cilët nuk punojnë. Ne na duhen në nashki njerëz që kanë vullnetin dhe dëshirën të punojnë”, tha Veliaj.
Shqetësimi i qytetares: Kosova më futi në punë, qeveria më hoqi
Gjatë bashkëbisedimit, një qytetare e pranishme në këtë takim i ka shprehur Veliaj problemin e saj. Ajo e revoltuar është shprehur se Halim Kosova, kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës e ka futur në punë 3 muaj më parë, ndërsa qeveria e ka hequr atë sepse ka kujtuar se punësimi i tij ka ardhur për shkak të fushatës.
Ja cili ka qenë diskutimi i banores me kandidatin e majtë, Erion Veliaj:
Qytetarja Violeta: Jam e papunë. Burrin e kam të sëmurë. Halim Kosova më futi në punë 3 muaj para zgjedhjeve kur i thashë hallin. Më hoqi qeveria jonë se kujtuan se më kishin futur për fushatë. Shkoj takoj deputetin dhe më thotë nuk të fus dot në punë se kam vëllain tim pa punë. E hoqa djalin nga shkolla e futa në punë. 180 mijë lekë që marr, 50 mijë janë oksigjen. Tokë nuk kam.
Veliaj: Unë jam rritur me halle. Do ta verifikojmë rastin. Çfarë arsimi ke?
Qytetarja: Të mesëm.
Veliaj: Ti nuk do doje që djali jot të shërbehej nga një person me shkollë të mesme. Ti ke nevojë për një punë, sipas shkollës. Djali jot do bëhet më i mirë nga sakrifica. E di mirë çdo të thotë për një nënë. Do merrem personalisht me rastin tënd sapo të mbarojë ky takim. Por me arsimin që ke duhet të më ndihmosh të më tregosh që je gati të punosh edhe në privat. Të fillojmë një proces për të gjetur punë.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)