KQZ ka dërguar për verifikim të theluar 11 kandidatë për anëtarë të këshillave bashkiakë pas verifikimit paraprak të dekriminalizmit. Siç njofton KQZ në përfundim të verifikimit paraprak të formularëve të vetëdeklarimit (dekriminalizimit) në zbatim të ligjit 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funskione publike”, në vlerësim të përmbajtjes së deklarimeve të bëra nga kandidatët për zgjedhjet e datës 14 Maj 2023, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi të dërgojë për verifikim të thelluar në Prokurorinë e Përgjithshme:
'Z. Hasan Bejaj, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Demokratike e Shqipërisë”, për Bashkinë Selenicë”;
Z. Ilir Aruçi, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Republikane”, për Bashkinë Shijak”;
Z. Ilir Mollaj, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Lëvizja e Legaliteit” për Bashkinë Mirditë”;
Z. Elis Doçi, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Shkodër”;
Z. Erlin Braçja kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia e Reformave Demokratike Shqiptare për Bashkinë Gramsh”;
Z. Gazmir Albrahimi, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Divjakë”;
Z. Ervin Muharremi, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Konservatore”, për Bashkinë Klos”;
Z. Ilir Marku, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Republikane Shqiptare ”, për Bashkinë Lushnjë”;
Z. Artur Karriqi, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë “për Bashkinë Prrenjas”;
Z. Ronald Zhezha, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Fier”;
Z. Gentjan Muça, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike” për Bashkinë Tiranë”. '- njofton KQZ.
Po ashtu nw seancën e sotme publike Komisioner vijoi shqyrtimin administrativ ndaj disa kryetarëve të bashkive dhe personave përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, për shkelje administrative në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore. Në përfundim të shqyrtimit, Komisioneri vendosi pushimin e procedimit administrativ dhe moskonstatimin e shkeljes së Kodit Zgjedhor dhe vendimit nr. 9/2020, të Komisionit Rregullator ndaj:
Kryetarëve të bashkive Cërrik, Delvinë, Dibër, Fier, Fushë-Arrëz, Gjirokastër, Gramsh, Himarë, Klos, Kamëz, Kurbin, Lezhë, Mat, Memaliaj, Rrogozhinë, Konispol, Patos, Përmet, Sarandë, Shkodër, Tiranë, Tropojë, Elbasan, Korccë;
Drejtorit të Drejtorisë Vendorë të Policisë Tiranë; Përsonit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike në bashkitë Elbasan, Lushnjë, Berat, Vorë, Gjirokastër, Dibër, Cërrik, Pogradec, Kuccovë, Kamëz, Himarë, Divjakë, Pukë, Finiq, Konispol, Maliq;
Përsonit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë; Gjithashtu, Komisioneri vendosi konstatimin e shkeljes administrative dhe t’i propozojë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve marrjen e masës administrative për:
Kryetarin e bashkisë Lushnje gjobë në masën 5 000 lekë; Personin përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në Bashkinë Lushnjë, gjobë në masën 5 000 lekë; Personin përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në Bashkinë Tropojë, gjobë në masën 5 000 lekë.