TIRANE- Edhe në Lezhë kryetari i ri i bashkisë, do të ketë një Këshill Bashkiak që do të komandohet nga kahu kundërshtar. Fran Frrokaj i Partisë Demokratike fitoi ndaj Viktor Tushajt me 55.6% të votave, por shumicën në Këshillin Bashkiak të Lezhës ka për ta pasur koalicioni i majtë. Sipas numërimit paraprak për këshilltarët, ASHE kryeson me mbi 1 mijë vota ndaj APPD dhe kur janë numëruar gjysmat e kutive, duket e vështirë që ky rezultat të thyhet.
Në këtë mënyrë edhe në Lezhë duet qartë se një pjesë e elektoratit të majtë ka preferuar që të votojë për kandidatin e djathtë, ndërsa kur ka ardhur puna tek Këshilli bashkiak votat ia kanë dhënë partisë së majtë që i përkasin. Partia Socialiste është forca e parë politike në Bashkinë e Lezhës me 17%, pason e dyta Partia Demokratike me 13.35%, ndërsa e tretë vjen LSI me vetëm 7.37%. Duke qenë se kandidati i ASHE-së Viktor Tusha ishte propozuar nga LSI-ja këtu del qartë se një pjesë e elektoratit të Partisë Socialiste në bazë nuk kanë qenë dakord me zgjedhjen e bërë nga krerët e partisë, çka edhe i kushtoi kreun e bashkisë të majtëve. Supriza e votimit për këshilltarët bashkiakë në Lezhë është renditja në vendin e katërt të Partisë Ora e Shqipërisë me 6.385
Qarku
Edhe në Qarkun e Lezhës, që përfshin bashkitë e Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës kryeson bindshëm e majta. Kurbini dhe Mirdita u fituan nga e majta dhe po kështu edhe Këshillat kanë ruajtur të njëjtën tendencë. Lezha siç e analizuam më sipër, pavarësisht humbjes së kreut të bashkisë, Këshillin e ka fituar po e majta. Partia Socialiste kryeson në këtë qark me 13,46%, ndërsa e dyta vjen aleatja e saj e madhe në pushtet LSI-ja me 11,89%. Edhe në këtë qark Partia Demokratike ka zbritur si forca e tretë duke marrë pak më pak se 9%. Partia minoritare e PBDNJ renditet e katërta në këtë qark me diku 4% të votave.
Rënie e LSI
Qarku i Lezhës duhet të jetë një nga të paktët ku Lëvizja Socialiste për Integrim ka pësuar rënie në preferencën për partitë në krahasim me zgjedhjet vendore të 2011. LSI ka pësuar një ulje të vogël rreth 2.3%. Uljen më të madhe në këtë qark nga partitë e koalicionit të majtë e ka pësuar Partia Demokracia Sociale e Paskal Milos me 4%. Më shumë nga gjithë partitë rënie në qarkun e Lezhës ka pësuar Partia Republikane me 4.6%, e cila i përket aleancës së djathtë. Ndërsa rritjen më të madhe e ka Partia Demokristiane e Nard Ndokës me 4%, që para zgjedhje kaloi me koalicionin e majtë.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 24 Qershor 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com