'Vendoret'/ Konstituohen KZAZ-të në të gjithë vendin, për herë të parë 'lufta' lë jashtë PD! Nis puna vetëm me PS dhe PL
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi
Komisionet Zonale për Administrimin e Zgjedhjeve vendore janë konstituar. KZAZ-të nisën punë ditën e sotme në të gjithë vendin, por për herë të parë Partia Demokratike ka mbetur jashtë për shkak të luftës mes llojit.
KZAZ-të nisën punën vetëm me anëtarët e Partisë Socialiste, Partisë së Lirisë dhe Partisë Socialdemokrate, të cilët morën sot materialet zgjedhore. KZAZ-të mund të nisin punën edhe pa anëtarët e PD-së, pasi kuorumi plotësohet edhe me 4 anëtarë. Në disa KZAZ ka 5 anëtarë, ndërsa në disa të tjera ku shumicën e ka Partia Demokratike, kuorumi plotësohet me anëtarin nga Partia e Lirisë. PS ka 3 anëtarë në KZAZ, si e vetmja parti e shumicës parlamentare; PD ka 2 anëtar dhe LSI ka vetëm 1 anëtar si parti të opozitës parlamentare.
PD nuk është pjesë e KZAZ-vë ndonëse të dy palët brenda selisë blu kanë depozituar listat me kandidatë. Kryekomisoneri Ilirjan Celibashi zgjodhi që të ‘qëndrojë larg luftës’ së demokratëve duke mos emëruar asnjë prej listave të depozituara deri në zgjidhjen e ngërçit mes palëve. Celibashi ka thënë se sapo të vendoset kush e drejton partinë, do të merret edhe vendimi për anëtarët e KZAZ-ve.
Seanca më 3 mars në Gjykatën e Apelit për vulën e PD-së pritet që t’i japë një zgjidhje edhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që në bazë të vendimit se kujt do t’i jepet partia do merret edhe miratimi për anëtarët e depozituar nga dy kapet blu.
Por në rast se nuk do të ketë një vendim nga Apeli, KQZ do t’i drejtohet regjistrit të partive politike. Pra me pak fjalë nëse Apeli nuk merr vendimin, KQZ më 7 mars, kur është edhe afati i fundit për regjistrimin e subjekteve politike, do të miratojë anëtarët e KZAZ-ve.
Një gjë e tillë Celibashi ka shpjeguar se mund të shtyhet deri në 7 mars, ditën kur është edhe afati i fundit për regjistrimin e subjekteve politike. Në mungesë të këtij vendimit të Apelit, kjo skemë do të ndiqet edhe për të regjistruar për garën elektorale një prej grupeve nën siglën zyrtare të Partisë Demokratike.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.3%
-
Jo
31.8%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 622
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e Diasporës për 11 Majin, shkon në mbi 50 mijë numri i emigrantëve që kanë aplikuar! Mbi 25 mijë të miratuara, refuzohen rreth 15 mijë
21 Janar, 17:47
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Zgjedhjet/ Report Tv zbardh propozimet e PD për ndryshimet në Kod: Të votojnë emigrantët me ID ose pasaporta të huaja
21 Janar, 14:46
-
Zgjedhjet/ PS e PD do ndryshojnë Kodin Zgjedhor! Shteti paguan 100% postën për votën e emigrantëve! 200 mijë votues në diasporë pa ID, Celibashi: Zgjasni vlefshmërinë e dokumenteve
20 Janar, 11:00
-
Kuvend/ Bardhi sulmon Begajn: Sekretar i Taulant Ballës! Spiropali thirrje diasporës të votojë për zgjedhjet
20 Janar, 07:44
-
Balla këshilla Diasporës në Torino: Regjistrohuni të jepni votën për Shqipërinë në BE, kujdes me aplikimin në KQZ! S’duhen ndërruar as makina dhe as shoferi!
19 Janar, 20:35
-
Vota e Diasporës, 30 mijë aplikime në një javë! KQZ refuzon 1 në 3 persona, emigrantët nuk po paraqesin dokumente për adresën
18 Janar, 15:40
-
Ambasadori shqiptar do të shkojë tek ceremonia e inaugurimit të Trump! KQZ i jep OK: Ka ftesën e Shtëpisë së Bardhë
18 Janar, 12:22
-
Debate në KQZ për diasporën, PD: Rama po përdor ambasadat për fushatë! PS: Edhe ju keni hapur zyrë në Londër
17 Janar, 17:22
-
Vota e Diasporës/ Kalojnë 20 mijë aplikime, KQZ refuzon 1600 persona për një ditë! KQZ rrëzon 1/3 e emigrantëve, shkak adresa e banimit
16 Janar, 18:25
-
Zgjedhjet/ Dyndje aplikimesh nga diaspora (edhe me pasaktësi)! KQZ nën 'presionin' e kohës, opozita: A i jepni dot dum?
15 Janar, 15:30
-
Mero Baze: Baltosja e zgjedhjeve me votën e diasporës është i vetmi ngushëllim për Berishën
14 Janar, 22:01