‘Lufta’ e PD në Apel, KQZ miraton vetëm anëtarët e PS, PL dhe PSD për KZAZ-të! Celibashi: Gjykata të vendosë se kush drejton partinë

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar ditën e sotme listat për anëtarët e KZAZ-ve të Partisë Socialiste, Partisë së Lirisë dhe të asaj Socialdemokrate. ‘Lufta mes llojit’ duket se ka ‘dënuar’ Partinë Demokratike edhe në këtë proces duke bërë që KQZ të mos i fusë fare në rendin e ditës dhe mos të marrë një vendim për dy listat e depozituara nga dy kampet e PD-së, të paktën deri në një moment të dytë.

Kryekomisoneri Ilirjan Celibashi në deklaratën për mediat tha se KZAZ-të konsitituohen edhe pa anëtarët e Partisë Demokratike pasi plotësohet kuorumi prej 4 anëtarësh. Ai theksoi se sapo të vendoset se kush drejton partinë, do të merret edhe vendimi për anëtarët e KZAZ-ve.

“KZAZ-të do të konstituohen se do fillojnë të punojnë. Është kuorumi. Në momentin më të përshtatshëm të mundshëm do të emërojmë dhe anëtarët e KZAZ-ve të emëruar nga PD-ja”, tha Celibashi.

Në një kohë kur ende nuk ka një vendim nga Apeli për çështjen e vulës së PD-së, Celibashi duket se qenë më i qartë kësaj here në thirrjen e tij se kjo çështje duhet të zgjidhet nga aktorët politikë e institucionalë. Celibashi i ka kërkuar Gjykatës që të shqyrtojë sa më shpejt çështjen për vulën e Partisë Demokratike gjë që do të lehtësonte edhe vendimmarrjen e KQZ.

Por nëse nuk do të ketë një vendim nga Apeli, Celibashi tha se do të tregohet strikt në vendimmarrjen e cila do të bazohet në Kodin Zgjedhor. Një gjë e tillë Celibashi tha se mund të shtyhet deri në 7 mars, ditën kur është edhe afati i fundit për regjistrimin e subjekteve politike. Kjo gjë do të evidentojë qartë se kush PD do të futet në zgjedhje me logon zyrtare. Kujtojmë se Celibashi pati paralajmëruar se nëse ky ngërç nuk zgjidhet, partia më e madhe opozitare në vend rrezikon të mos futet në zgjedhje.

'Lufta' mes PD-së
Mbetet për t’u parë nëse Ilirjan Celibashi do të veprojë njësoj si në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, kur i mbylli derën Sali Berishës pasi mori vendimin që të njihte përfaqësuesit ligjorë të Lulzim Bashës. Kjo detyroi Berishën që të bashkëpunonte me LSI-PDK, të cilët krijuan koalicionin "Shtëpia e Lirisë" dhe futën në garë kandidatët e zgjedhur nga ish kryeministri.

Deri më tani, në gjykatën e Tiranës rezulton ende kryetar Lulzim Basha që dha dorëheqjen, ndërsa vendimi që pritet të ndajë përfundimisht se kush e ka drejtimin e partisë mes kryetarit të komanduar Alibeaj dhe Berishës, është ai i Apelit që deri më tani është shtyrë disa herë. Megjithatë, për të shmangur ngërçet e mundshme, gjykata duhet të vendosë të paktën deri më 6 mars kur është edhe afati i fundit për regjistrimin zyrtar të partive politike në KQZ për garën elektorale të 14 majit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:50
‘Vendoret’/ PD 'jashtë loje' nga KQZ, Celibashi: KZAZ do vijojë punën edhe pa PD, Gjykata t’i japë zgjidhje fatit të partisë

Komisioneri i KQZ, ka bërë të qartë ditën e sotme se KZAZ do të vijojë punën edhe pa anëtarë të KZAZ-ve nga PD. Në mesazhin e tij, paksa më të qartë së herët e tjera, Celibashi “udhëzoi” gjykatën t’i japë zgjidhje fatit të partisë në mënyrë që puna të vijojë edhe në KQZ. Celibashi theksoi se ligji vendos me përgjegjshmëri edhe mbi vendimmarrjen e KQZ, duke theksuar edhe kësaj here se nuk do të jetë një vendim i drejtpërdrejtë i KQZ për fatin e partisë demokratike. Celibashi i bën thirrje Gjykatës që të bëjë punën e vetë për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

“KZAZ-të do të konstituohet edhe pa anëtarët e PD, plotësohet kuorumi prej 4 anëtarësh. Për të vazhduar me shpjegimin, në momentin më të përshtatshëm do sjellim dhe anëtarët e KZAZ të PD. Të vendosurit sipas ligjit vendos dhe me përgjegjshmëri mbi fatin e vendimmarrjes.

(...)

Ka çështje të rëndësishme shumë nëpër gjykata dhe megjithëse ligjvënësi i ka injoruar këto çështje dhe i ka dhënë vëmendje këtyre proceseve dhe gjyqeve të partive politike. Thënë këtë do të thotë që dhe kjo çështja s’mund të jetë një çështje që mund të trajtohet se kur do bëjmë punën. Unë s’dua t’i drejtoj gjykatës të bëjë punën e vetë, por për mua kjo është e thjeshtë. Nëse do kemi nesër një kërkesë nga PD do marrim vendimin dhe do e shqyrtojmë.”- thotë Celibashi.

Ndërkohe që pasi të vendoset se cila nga kampet e PD do të marrë vulën e partisë do të përcaktohen edhe anëtarët e KZAZ-ve, por puna deri në atë moment do të vijojë. 

Ora 11:44
Celibashi: Deri më datë 7 mars do të kemi dalë në përfundimin se kush është përfaqësuesi i PD

Kryekomisoneri Ilirjan Celibashi foli pas mbledhjes së KQZ, mbledhje në të cilën u la jashtë rendit të ditës lista me anëtarët e depozituar për KZAZ-të nga të dyja kampet e PD-së. Celibashi tha se janë në proces të verifikimit të listave të depozituar nga dy palët e PD. Celibashi tha se deri më datë 7 mars do të kemi dalë në përfundimin se kush është përfaqësuesi i PD.

"Të dyja përgjigjet që jap qëndrojnë. Jemi në proces të verifikimit të dokumenteve të paraqitur nga PD në lidhje me propozimet për anëtarë të KZAZ. Duke shtuar edhe faktin që kemi dy lista, një nga Noka në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të PD dhe tjetra nga Sefa që është përfaqësuesi ligjor i PD në KQZ. Situata është e tillë që do duhet të konsultojmë, maksimumi deri më datën 7 mars mbi legjitimitetin e personit që do duhet të përfaqësojë interesat e PD, më së pari në procesin e regjistrimit si subjekt zgjedhor në KQZ. Këtu fillon përgjigja e dytë. Ajo që dertiminuar më shumë është fakti se ne jemi në këtë situatë. Por duke e sqaruar edhe njëherë . Vendimmarrja do jetë strikte bazuar në Kodin Zgjedhor, s’kemi ardhur në atë moment që dikush të bëjë interpretimin se ky vendim ishte i drejtë apo i gabuar. Mbetet e padiskutueshme ajo që kam thënë.. në momentin që do vendosim do jetë në përputhje me parashikimet e ligjit dhe do jetë e thjeshtë. Skam asnjë lloj problemi apo drojë për ta marrë këtë vendim. Është shumë e thjeshtë”, tha Celibashi.

 

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • qytetari h: 08/02/2023 12:34

    kqz nuk mund te kerkoj ose t’i jap afate gjykates te nxjerr vendim megjithate çështja është e qartë e duhet ta kete te qarte edhe kqz, përderisa nuk ka nje vendim te plotfuqishem nga gjykata, pd e përfaqson alibeaj, nese gjykata vendos ndyshe dhe vendimi behet i plotfuqishem, atehere çështa do te ishte perseri e qarte Pyetja e shtruar, madje edhe nga kqz se kush e perfaqson pd-në eshte joorofesionale. Aty dikush duhet tf largohet nga puna per kete, e ly dikush duhet te jete pokerisht celibashi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fotoja e Google Maps zbulon vrasësin që ngarkon trupin në makinën e tij

Fotoja e Google Maps zbulon vrasësin që ngarkon trupin në makinën e tij