Zgjedhjet vendore, KQZ angazhim për të krijuar kushtet e votimit për PAK


TIRANË, 15 Mars /ATSH-Gjergji Mima/ -Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë të gjitha masat e duhura që të krijojë kushtet për votim të Personave me Aftësi të Kufizuara në zgjedhjet e 21 qershorit.
Zëdhenësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj u shpreh në nj deklaratë për mediat se, në kuadër të përgatitjeve të procesit zgjedhor të 21 Qershorit 2015, KQZ i ka kushtuar një vemendje të veçantë zgjedhësve me Aftësi të Kufizuara. Kjo bëhet nisur edhe nga eksperienca e proceseve zgjedhore të viteve të kaluara. KQZ ka evidentuar problematikat me të cilat janë përballur Personat me Aftësi të Kufizuar gjatë proceseve të votimit.
Për këtë arsye, theksoi Hoxhaj, "Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është angazhuar maksimalisht në marrjen e të gjitha masave që në zgjedhjet e datës 21 qershor të vitit 2015, të shmangë problematikat e evidetuara dhe të krijojë kushtet dhe lehtësitë e duhura, që Personat me Aftësi të Kufizuara të ushtrojnë të drejtën e votës, të barabartë, të lirë dhe të fshehtë".
"Si përsëritje e përvojës pozitive në vitin 2013, KQZ për fushatën edukuese zgjedhore për zgjedhjet e 21 qershorit, do të angazhojë sërish persona PAK, me qëllim që çdo material i prodhuar të "flasë" në gjuhën e tyre. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të zbatojë një strategji efektive informimi, sensibilizimi dhe edukimi qytetar për këtë kategori zgjedhësish, e cila do t'i përgjigjet çdo nevoje të tyre për informacion mbi procesin e votimit", tha Xhoxhaj.
Duke qenë se aktualisht jemi në fazën e përcaktimit të vendndodhjes së QV-ve, shtoi Hoxhaj, "Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në përputhje me kompetencat e përcaktuara në Kodin Zgjedhor, u ka kërkuar me insistim Kryetarëve të Njësive të Qeverisjes Vendore caktimin e vendodhjes së Qendrave e Votimit, që kanë të regjistruar zgjedhës me aftësi të kufizuara, në katet e para të objekteve publike. Në funksion të vendosjes së QV-vë në objekte që lehtësojnë aksesin e kësaj kategorie zgjedhësish, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ju ka vënë në dispozicion Kryetarëve të Njësive të Qeverisjes Vendore, statistikat e evidentuara për Qendrat e Votimit që në zgjedhjet e kaluara ka patur zgjedhës PAK".
Sipas zëdhënëses së KZ-s, "për herë të parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendor të datës 21 qershor 2015, do të angazhojë pranë Zyrave Rajonale Zgjedhore, 12 Persona me Aftësi të Kufizuara, në 12 qarqet e vendit.
Personat e angazhuar në Zyrat Rajonale Zgjedhore do të kenë detyrë të ndjekin në dinamikë problematikat e zgjedhësve PAK dhe evidentimin e tyre në kohë, me qëllim marrjen e mënjëhershme të masave për zgjidhjen e saj, në Qendrat e Votimit dhe Zonat e Adminsitrimit Zgjedhor të qarkut përkatës. Periudha e angazhimit të këtyre 12 personave do të jetë dy muaj para ditës së zgjedhjeve, deri në ditën e zgjedhjeve, pra deri më 21 qershor 2015".
"Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ashtu si në zgjedhjet e vitit 2013, edhe në këtë proces zgjedhor do të bashkëpunojë ngushtësisht me Shoqatat e Personave me Aftësi të Kufizuar në mënyrë që personat me aftësi të kufizuara, ditën e zgjedhjeve, të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar lehtësisht dhe pa pengesa", u shpreh zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj. /a.g/

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore