Zgjedhjet vendore-KQZ miraton një sërë projekt-vendimesh të rëndësishme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së martë, shqyrtoi dhe miratoi disa projekt-vendime të rëndësishme.
KQZ bën me dije nëpërmjet një deklarate për mediat se në mbledhjen e ditës së martë miratoi projekt-vendimin "Për miratimin e afateve për ngritjen e KZAZ-ve dhe depozitimin e dokumentacionit të kandidimit në KZAZ dhe KQZ nga grupet nismëtare, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21 qershor 2015", si pasojë e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. KQZ vendosi se partitë politike propozojnë kandidaturat përkatëse për anëtarë të KZAZ-së, jo më vonë se data 9 prill 2015, KQZ merr vendimin për ngritjen e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, jo më vonë se data 13 prill 2015, komiteti nismëtar për paraqitjen e kandidatit të propozuar nga zgjedhësit regjistrohet jo më vonë se data 18 prill 2015.
Po ashtu, KQZ miratoi projekt-vendimin "Për miratimin e modeleve të dokumentave, që do të përdoren nga Grupi i Numërimit dhe Komisioni i Zonës së Administrimit Zgjedhor, për nxjerrjen e rezultateve, të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore 2015?, projekt-vendimin "Për miratimin e modeleve të kandidimit, që do të përdoren në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 qershor 2015".
KQZ ka miratuar edhe projekt-vendimin "Për miratimin e procedurës për hedhjen e shortit, për  caktimin e partisë që do të prozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015", projekt-vendimin "Për shpalljen e rezultatit të shortit, për caktimin e partisë që do të prozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015".
KQZ vendosi të miratojë rezulatet e shortit të hedhur për caktimin e partisë që do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve, sipas të cilit, Partia Socialiste do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër çift, ndersa Partia Demokratike do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër tek, projekt-vendimin "Për caktimin e njësive administrative ku do të ngrihen selitë e KZAZ-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21.06.2015", projekt-vendimin "Për ngritjen dhe thirrjen e mbledhjes së parë të  KZAZ-së, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21.06.2015". KQZ vendosi ngritjen e Komisioneve të Administrimit Zgjedhor dhe zhvillimin e mbledhjes së parë të KZAZ-ve, në të gjithë vendin, ditën e hënë, datë 13 prill 2013, në orën 10:00, në zyrat e KZAZ-ve.
Mbledhja e radhës e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të zhvillohet ditën e mërkurë, datë 08.04.2015./atsh/
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)