Zgjedhjet vendore, Meta i mbyll derën Alibeajt: I kemi lënë në dorë Berishës të zgjedhë kandidatët më të mirë

TIRANË- Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë nisur bashkëpunimin për zgjedhjet vendore 2023. Pas takimit në selinë e Partisë Demokratike me Sali Berishën, kreu i Partisë së Lirisë tha se i kanë lënë në dorë Berishës që të zgjedhë kandidatët më të mirë me të cilët do të dalin në zgjedhje. Meta tha se është e rëndësishme që e gjithë opozita e vërtetë të dalë me një kandidat të përbashkët në këto zgjedhje, pasi kjo është e vetmja mënyrë për të përmbysur regjimin mafioz

“Partia e Lirisë siç e dini është e hapur për të bashkëpunuar më çdo faktor të vërtetë opozitar në radhë të parë me PD në interes të vendosjes së demokracisë sa më shpejt në vend. Së dyti Partia e Lirisë ka qenë dhe është e gatshme të bashkëpunojë dhe koordinojë aksionin opozitar si një interes kombëtar dhe jo interes partiak. Partia e Lirisë  e ka përballjen me Edi Ramën dhe regjimin mafioz dhe dëshiron ti bashkojë forcat në mënyrën më të hapur me të gjithë forcat e tjera që janë realisht në opozitë me Edi Ramën”, tha Meta.

Ndonëse kanë si synim të sigurojnë shumicën në Këshillat Bashkiakë, Meta tha se nëse dikush nga Partia e Lirisë propozon që të kandidojë për kryebashkiak se mendon se ka mbështetje në një bashki të caktuar, do të ulen në bisedime me Berishën dhe do të arrijnë një dakordësi.

Sa i takon kandidatëve, është e rëndësishëm të ketë vetëm një në çdo bashki. Në kushte te tjera mund të kishte 2-3 ose 4. Në këtë drejtim e kemi bërë të qartë që s’do vëmë kushte për asnjë lloj bashkie. Nëse do të ketë kandidat nga PL që mendojnë se kanë përkrahje në një bashki të caktuar është një çështje që do e diskutojmë që ky kandidat të testohet. (...) Kemi kërkuar që PD të marrë përgjegjësinë për përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë.- tha Meta. 

Meta i mbylli derën e bashkëpunimit grupit të Enkelejd Alibeajt. Meta tha për gazetaren e Report TV, Danjela Maloku se do të bisedojë vetëm me opozitën e vërtetë dhe jo me opozitën me regji, që hiqet sikur bën opozitarizëm.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:26
I ka mbyllur derën e bashkëpunimit grupit të Alibeajt për ‘vendoret’? Meta: Nuk bisedojmë me ata që bëjnë opozitë me regji

I pyetur nga gazetarja e Report TV, Danjela Maloku nëse i ka mbyllur derën grupit të Enkelejd Alibeajt për bashkëpunim sa i takon zgjedhjeve vendore, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta u shpreh se është  i gatshëm të bashkëpunojë vetëm me opozitën e vërtetë dhe jo me ata që bëjnë opozitë me regji.

“Unë nuk mbyll asnjë derë, nuk është detyra ime as të mbyll e as të hap. Kam që në 2 mars që jam në sheh përballë këtij regjimi. Kam qenë më parë si president, i vetëm, me përkrahjen e popullit, tani jam më komod se kem një forcë politike, pavarësisht traumave që ka kaluar në ta kaluarën, ka një dinamikë që do jetë spektakolare. Të gjithë mund ta gjykojnë se ku qëndron njëri dhe tjetri në raport me regjimin.

Ju keni komunikim me ndonjë prej deputetëve të grupit Alibeaj?

Nuk është detyra ime të mbaj komunikim me cilindo, s’kam ndërprerë komunikim me askënd dhe jam tërë ditën në komunikim me të gjithë ata që duan të bëjnë opozitë të vërtetë dhe jo me ata që bëjnë opozitë me regji, hajde bëjmë sikur bëjmë opozitë”, tha Meta.

SI.E./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • eri: 04/10/2022 19:28

    Po ske me ke bashkpunin se rama vetem ju munde ju te dyve bashke

    Përgjigju
  • Aldi: 04/10/2022 19:27

    O ilir ti vec me berishen ke ngel ore

    Përgjigju
  • era: 04/10/2022 18:40

    turp te vije o ilir ske as nder as nam qe bashkpunon me saliun

    Përgjigju
  • bledi: 04/10/2022 18:39

    per ke opozite e ka ky iliri se mesa dime ne opozita eshte marr peng nga saliu

    Përgjigju
  • Emigrant USA: 04/10/2022 17:27

    Hajduti do hajdutet per te vazhdue hajdutrin

    Përgjigju
  • Rild: 04/10/2022 17:27

    Ai ka komunikim me tvjith hajdutet e kriminelat

    Përgjigju
  • Olti: 04/10/2022 17:26

    O like mbylle sqepin sa je kohe

    Përgjigju
  • gojo: 04/10/2022 14:23

    mullahu fytyrëkavë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

PD do të bllokojë rrugët, policia: Është vepër penale! Organizatorët do mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale

PD do të bllokojë rrugët, policia: Është vepër penale! Organizatorët do mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale