Zgjedhjet vendore, PS
shpenzoi 109 mln lekë

Zgjedhjet vendore, PS<br />shpenzoi 109 mln lekë
Socialistët nuk e kanë mbajtur dorën për fushatën e zgjedhjeve vendore
të vitit të kaluar, teksa kanë shpenzuar shuma të mëdha, për të garantuar fitoren në këtë ballafaqim elektoral. Kështu, sipas informacionit zyrtar, PS ka shpenzuar një shumë prej 108.916.107 lekësh për fushatën e zgjedhjeve lokale të 8 Majit. Gazeta "Shqiptarja.com" po ju sjell shpenzimet e plota dhe deklarimetfinanciare të bilancit të vitit 2011 për partinë kryesore të opozitës në Shqipëri, në të cilën përfshihen shpenzimet korente, por dhe ato për fushatën e zgjedhjeve. Njëherësh zbardhen donatorët e PS për fushatën dhe zhvillimin e aktiviteteve të tjera të partisë. Përmes tabelave dhe llogarivepërkatëse PS tregon se si i kashpenzuar ajo paratë në një vit dhe se si kanë arritur shpenzimet totale të vitit në shumën 154.252.365 lekë, duke bërë që të shihet me emergjencë hapja e buxhetit për vitin 2012.
Në një informacion të përgjithshëm dërguar në KQZ, sipas Raportit rezulton se antarësia e PS deri më 31 Dhjetor është 79.886 anëtarë, nga të cilët organizata socialiste janë 4848, asamble të Bashkive dhe Komunave 384, degë të PS në rrethe 37, këshilli koordinues i PS në qark 12 të tilla. Pas kësaj në informacionin e dhënë nga ana e PS shkruhet për Asamblenë e PS dhe për kryesinë e kësaj partie, në terma të përgjithshëm. Duke pare tabelën e të dhënave në zërin të ardhura për PS vihet re që nga të dhënat e bëra publike financimi nga buxheti i shtetit përbën rreth 88% të të ardhurave, ndërkohë që donacionet zënë 4.4%, kuotat e deputetëve 2.9% e të tjerat 4.7%. Në fillim të vitit 2011 gjendja financiare e PS në banka e në arkë ishte 29.553.130 lekë ndërsa gjëndja në fund të vitit është 1.066.636 lekë. Ndërkohë që për donacinet e fushatës ka informacion të detajuar nga auditimi si dhe për donatorët e tjerë gjatë vitit 2011 bëhet publike lista prej 12 emrash. Të gjithë dhuruesit kanë nënshkruar deklaratën e mospasjes konflikt interesi në përputhje me nenin 89 të ligjit r.10019, datë 29.12.2008 të Kodit zgjedhor të Republikës ë Shqipërisë".
Në të gjitha rastet dhuruesit kanë respektuar kërkesën ligjore sipas së cilës dhurimi nuk mund te jetë më shumë se 1.000.000 lekë për çdo rast. Përveç 40.000 lekë të derdhur në arkë e gjithë sasia tjetër e donacionit është derdhur nëpërmjet bankës CREDINS në llogarinë me nr.112897. "Nuk kemi sponsorizime në para nga persona juridikë vendas apo të huaj.
Për të gjitha shpenzimet, shuma prej 154.252.356 lekësh, duke përfshirë edhe fushatën vetëm 5.5% janë likujduar nëpërmjet arkës dhe janë të
dokumentuara me fatura tatimore. Ndërsa 94.5% e shpenzimeve janë likujduar me bankë me dokumentacion të rregullt tatimor. Në zërin shpenzime të ndryshme që zënë 7.4 % të të gjithë shpenzimeve janë përfshirë: kancelari, karburant, siguracione makine dhe riparime, detergjent, blerje uji e kafe, pritje të ndryshme, blerje paisje, shërbime fonie, ndriçimi, fotografie e të tjera", thuhet në relacionin e paraqitur nga ana e PS. Gjatë gjithë aktiviteteve sipas informacionit të PS, nuk është praktikuar procesi i huamarrjes si dhe të linjës së kredit. Sipas informacionit të socialistëve, është shprehur gatishmëria për të dhënë shpjegime të tjera nëse kërkohen. Ndërkohë ata janë në pritje të çeljes së fondeve të buxhetit për vitin 2012.

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Askush mos kaloj vijën e bardhë! Merrem unë me ta’, momenti kur drejtori i policisë së Korçës përplaset me fermerët protestues në Maliq

‘Askush mos kaloj vijën e bardhë! Merrem unë me ta’, momenti kur drejtori i policisë së Korçës përplaset me fermerët protestues në Maliq