Rithemelimi denoncon: Zyrtarët e PS-së po blejnë vota në Dibër! Policia: E pavërtetë! U morën në pyetje e janë lënë të lirë

Kandidati i koalicionit Berisha-Meta për bashkinë e Dibër Ismail Uka ka denoncuar në polici se inspektori i IKMT-së Elton Leshi dhe dy punonjës të tjerë, po blinin vota për zgjedhjet e 14 majit, për kandidatin e Partisë Socialiste Rrahim Spahiu. Sipas denoncimit të Rithemelimit, ata kanë qenë në një pallat në Peshkopi dhe kanë qenë duke dhënë para për të blerë votat.

Pas denoncimit të Ukës policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe thotë se u ngrit një grup hetimor nën drejtimin e Prokurorit si dhe janë kryer në sërë veprimet procedurale. Sipas policisë nga kqyrja e kamerave të apartamentit të Elton Lleshit,  ku pretendonte kandidati i Rithemelimit se po bliheshin vota, nuk u konstatua asnjë send i kundërligjshëm apo qe lidhet me akuzat e Ukës.

‘Në lidhje me lajmin e publikuar në media e rrjete sociale ku pretendohet se Policia e Dibrës ka arrestuar tre shtetas, punonjës të bashkisë për shpërndarje të vlerave monetare për përfitime elektorale, sqarojmë opinionin publik se lajmi është i pavërtetë:

Më datën 12.05.2023, rreth orës 16:50, në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër,  ka ardhur një telefonatë nga shtetasi I.U,  kandidat për kryetar Bashkie i koalicionit “Bashkë Fitojmë”,  i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi pretendonte se në 'Lagjen e Re',  të qytetit të Peshkopisë, kishte  konstatuar tre shtetas që dyshonte se këta po shpërndanin vlera monetare për blerje votash.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë  si dhe është njoftuar Prokurori i gatshëm  në lidhje me pretendimet e shtetasit I.U. Po në lidhje me pretendimet e shtetasit I.U, u ngrit menjëherë  grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit,  kreu një sërë veprimesh procedurale, si kqyrja e kamerave të një subjekti ku pretendonte kandidati dhe verifikimi nga Prokurori,  i banesës së shtetasit E. LL, ku gjatë kontrollit të kryer nuk u konstatua asnjë send i kundraligjshëm apo qe lidhet me pretendimet e shtetasit I.U.

Shërbimet e Policisë  kanë  shoqëruar në DVP Dibër shtetasin  E.LL, 33 vjeç,  dhe dy shtetaset që ishin me të konkretisht S.Z., 37 vjeçe; E.D., 22 vjeçe, dhe pas marrjes në pyetje nga Prokurori, në përfundim të shpjegimeve të dhëna janë lënë të lirë. Drejtoria Vendore e Policisë Dibër kërkon mirëkuptimin e  mediave që para se të publikojnë lajme që kanë lidhje me procesin zgjedhor dhe për çdo rrethanë tjetër,  të kërkojë informacion zyrtar, me qëllim informimin sa më të drejtë të qytetarëve.’- njofton policia.

Kujtojmë se ditën e sotme u arrestua edhe kandidati i koalicionit Berisha-Meta për Hiamrën, Fredi Beleri pasi akuzohet se ka blerë vota. 

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë