Dy PD-të ‘përplasen’ në KAS, caktohen relatorët! Ilirjan Rusmaili 'merr në dorë fatin' e Rithemelimit! Koli Bele caktohet për ankimimin e Alibeajt

TIRANË- Në mesnatë skadoi afati i vendosur nga Komisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi për Partinë Demokratike që Lulzim Basha të firmoste si kryetar partie deklaratën solemne të parashikuar në Kodin Zgjedhor për t’u regjistruar në zgjedhjet vendore. Mirëpo, pa përfunduar ky afat PD e Alibeajt iu drejtua Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve.

Ditën e sotme, në orën 10:00 në KAS u hodh shorti për caktimin e relatorëve të dy kërkesave ankimore të depozituara nga Berisha e Indrit Sefa, përfaqësuesi ligjor i grupit të Alibeajt. Për shqyrtimin e ankimimit të bërë nga Berisha, relator u caktua Ilirjan Rusmaili, ndërsa për ankimimin e bërë nga PD e Alibeajt, u caktua relator, Koli Bele. Kurse për ankesën e Lëvizja Bashkë, relator do të jetë Elvis Çefa.

Sipas PD-së së Alibeajt, shkresa për angazhimi solemn për refuzimin për të marrë pjesë në praktika të blerjes së votës, nuk është përgjegjësi personale, por që merret në cilësinë e kryetarit të partisë që në rastin konkret ia ka kaluar kompetencat përfaqësuesit ligjor. Në një letër zyrtare të firmosur nga Sefa, thuhet se Basha është dorëhequr dhe se dokumentacioni i paraqitur është i plotë sipas rregullave.

Ndërkohë nga ana tjetër, Berisha kërkon zhbërjen e vendimit të Celibashit, i cili vendosi që ish-kryeministri të mos regjistrohet në zgjedhje me siglën e Partisë Demokratike. Në argumentimin e anikimit, Berisha i cili firmos si kryetar i Partisë Demokratike shkruan se të gjitha faktet, indiciet dhe provat në disponim provojnë në mënyrë të qartë dhe të pakundërshtueshme se PD e përfaqësuar me kryetar Sali Berisha duhet të regjistrohet si subjekt zgjedhor nga KQZ. 

Në argumentim Berisha thotë se KQZ nuk mund të refuzojë regjistrimin e PD përfaqësuar nga Sali Berisha vetëm bazuar mbi mungesën e shkresës së regjistrit të partive politike, pasi sipas tij në regjistrin e partive politike vijon të mbeten të dhëna të pasakta dhe të vjetëruara. 

Në mbledhjen e zhvilluar në 9 mars, gjatë shqyrtimit të kërkesave të grupimit të Berishës dhe të Alibeajt për t'u regjistruar në zgjedhje, KQZ vendosi të mos i pranojë të dyja. Kërkesa e Rithemelimit nuk u pranua për shkak se Basha njihet ligjërisht si kryetar partie dhe jo Berisha. Ndërsa kërkesën e Alibeajt për regjistrimin e PD-së në zgjedhje, Ilirjan Celibashi u shpreh se nuk e pranonte për shkak se mungonte një dokument shumë i rëndësishëm që ka të bëjë me Kodin Zgjedhor dhe që duhet firmosur me patjetër nga kryetari i partisë, që ligjërisht është Lulzim Basha. Për dorëzimin e dokumentit të firmosur, KQZ i la afat PD-së vetëm 48 orë kohë. 

Deklarata që duhet të plotësojë Basha
Deklarata njihet si një ‘përgjegjësi’ e kryetarit të Partisë dhe si e tillë duhet plotësuar vetëm nga ai. Deklarata parashikohet në nenin 64 të Kodit Zgjedhor ku radhitet dokumentacioni që duhet të paraqitet për regjistrimin e një partie politike. Dokumenti sipas Celibashit duhet të firmoset vetëm nga kryetari i Partisë dhe është përgjegjësi që nuk mund të delegohet.  Ne pikën e të këtij neni thuhet se: deklaratën me shkrim të nënshkruar nga kryetari i partisë politike ku përmendet angazhimi solemn për refuzimin për të marrë pjesë në praktika të blerjes së votës, marrjes së financimeve apo përfitimeve të kundërligjshme, veçanërisht nga ato që vijnë nga aktivitete kriminale, si dhe përkushtimin për të konkurruar në zgjedhje në mënyrë të ndershme dhe me integritet. Teksti i deklaratës përcaktohet nga KQZ-ja.

Letra e përfaqësuesit së PD, Indrit Sefa

(Kliko ketu) Dokumentacioni i plote

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:42
Çështja e PD-së, avokati Duraj në Report Tv: Vendimi i Celibashit i drejtë, KAS do e lërë në fuqi! Grupi Alibeajt rrezikon të mos futet në zgjedhje

Avokati Alban Duraj ka komentuar në Report Tv situatën e krijuar në KQZ mes dy grupeve të Partisë Demokratike, të cilat kanë ankimuar në KAS vendimin e Ilirjan Celibashit. Në një intervistë për gazetarin Nertil Agalliu, Duraj thotë se KAS me shumë mundësi do të lërë në fuqi vendimin që ka dhënë KQZ, që Berisha nuk mund të regjistrohet në zgjedhje me siglën e PD, ndërsa nga ana tjetër Lulzim Basha duhet të firmosë deklaratën solemne të parashikuar në Kodin Zgjedhor. Duraj shprehet se PD e Alibeajt rrezikon që të mos futet në zgjedhje.

“Jemi në një ngërç ligjor për shkak të konfliktet të brendshëm që kanë dy fraksionet brenda PD. Basha edhe pse ka dhënë dorëheqjen ka bërë një lëvizje taktike ta futur në kolaps këtë parti derisa të qetësohen ujërat. Vendimi i KQZ ka qenë i drejtë ndonëse të dyja palët janë të pakënaqura nga ky vendim. Ashtu sikurse grupi i Berishë s’ka mazhorancën në parti, por nga ana ligjore s’ka mundësi për të qenë de juro kryetari partisë. Ai se ka mundësinë ligjore, duke qenë se vendimi i apelit ishte një vendim që e kthente për gjykim dhe ky vendim është apeluar në gjykatë të lartë.

Është një dokumentacion i paplotë se Basha është në krye të partisë. Edhe dorëheqjen nuk e ka regjistruar në regjistrin e partive politike. Mendoj se vendimi i KAS do jetë një vendim që do lërë në fuqi vendimin që ka dhënë KQZ. PD rrezikon të mos regjistrohet”, tha Duraj.

Ora 10:55
PD ‘përfundon’ në KAS, kush është ish-zyrtari socialist që ‘ka në dorë’ ankimimin e grupit të Alibeajt

1678615022_IMG3706.jpg

Koli Bele është caktuar relator për ankimimin e grupit të Enkelejd Alibeaj që kanë bërë në kas për regjistrimin në zgjedhjet vendore. Koli Bele është një ish-zyrtar socialist, ndërsa vite më parë ka mbajtur postin e nënsekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste.

Ora 10:17
Ankimimet e Berishës dhe Alibeajt në KAS, caktohen relatorët në mbledhjen e KQZ-së (EMRAT)

 

Mëngjesin e sotëm në  KQZ u mbajt shorti për zgjedhjen e relatorëve për të trajtuar ankimimin e dorëzuar nga PD e Berishës dhe ajo e Alibeajt.

Si përfundim, për ankimimin e bërë nga PD e Berishës është caktuar Ilirjan Rusmajli.

Ndërsa për ankimimin e PD-së së Alibeajt, u caktua, Koli Bele.

Elvis Çefa u caktua për shqyrtimin e ankimimit të bërë nga 'Lëvizja Bashkë' e cila ankimoi gjithashtu vendimin e KQZ-së për mos ta regjistruar në zgjedhje. 

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BABULI TANGULI: 12/03/2023 17:00

    O qeni Arbëror mëso të Shkruash Shqip, ti shkruan shkjau çfar do të thot kjo fjal se në Shqip ska shkjau o djali i nënës sërbe e i biri Talebanit. Ti sdi Shqip të shkruash se je analfabet Taleban mëso njëher Shqip pastaj shkruaj o analfabetiArbëror. E ti si Arbëror njëher e shan Edi Ramën e 100 her e lavdëron ça je ti mor analfabeti Arbëror ? ? ?

    Përgjigju
  • Arbërori: 12/03/2023 11:20

    Populli Shqiptarë duhet ngritur për t’ia vë flakën tradhtis ,dhe pastaj tradhtarët prapa hekurave ! Edvin shkjau shqipfolës e din se Me PD nuk mundet ta dus Shqipërin dhe Durrësin nën serborusi prandaj don ta shkatrroi Opoziten perfundimisht. Kështu e ka diktatura e PS FASHISTE që ështè duke i numeruset ditët në këtë fillim të fundit !!!

    Përgjigju
    • Shqiptari: 12/03/2023 11:45

      O idiot, po mirë mo po si është e mundur që vetëm injorantët shkruajnë pa pushim kur nuk njohin as gjuhën shqipe dhe në çdo fjalë që shkruajnë ka gabime. O injorant futu në shkollë fillore dhe mëso gjuhën më pas merru me kokën tënde boshe me politikë.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë