TIRANË- Zgjedhjet vendore të 14 majit, ka qenë tema kryesore e diskutimit gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, që zgjati rreth 1 orë. Burime për gazetarin e Report TV, Ermal Qori, bëjnë me dije se kryesocialisti, Edi Rama u la porosi deputetëve që të angazhohen maksimalisht me strukturat e tyre vendore. Kreu i ekzekutivit, ka kërkuar që secili deputet të mbajë përgjegjësi për zonën e tij dhe të impenjohen për forcimin e platformës ‘Aktivisti’.
Gjatë mbledhjes, drejtuesit e qarqeve kanë paraqitur raportet e tyre për sondazhet e bëra mbi kandidatët për kryetarë bashkie dhe kandidatët për këshilltarë bashkiakë. Sipas të njëjta burimeve, mësohet se sa u përket emrave të kandidatëve, Rama ka përmendur Benet Becin si kandidat të mundshëm për bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet e 14 majit.
Mësohet se kreu i PS-së u ka bërë të qartë deputetëve që të mbajnë përgjegjësi për zonën e tij dhe për rezultatin e partisë në zgjedhjet e 14 majit. Nga ana tjetër Rama ka kërkuar që asnjë deputet mos të kërkojë për kandidat për kryetar, sidomos deputetët e Vlorës, të cilët kanë dy mandate si deputetë. Kryesocialisti ka nënvizuar se me Vlorën do të merret vet personalisht.
Ndërsa sa i takon çështjes së hetimit nga SPAK për ish-zëvendës kryeministrin, Arben Ahmetaj, raportohet se nuk pati asnjë diskutim rreth kësaj teme në mbledhje. Ndërkohë ditën e nesërme në orën 17:00, pritet të mbahet mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste.
B.V/M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet që Kosova të pranojë propozimin e Ramës për Asociacionin?
-
Po
61.3%
-
Jo
29.1%
-
Nuk e di
9.6%
Vota total: 1404
Lajme të tjera
-
Alarmohet ambasada ruse në Tiranë, merr mesazhe kërcënuese nga një shqiptar i Kosovës
9 Qershor, 13:04
-
Shpallet në kërkim nigeriani me banim në Irlandë që mashtroi biznesmenin në Tiranë, i mori 25 mijë euro me email! Kërkoi të bëhej dërgesa në Gjermani, si u zbulua
9 Qershor, 12:15
-
The Economist artikull për Bunk’Art: Një muze që përkujton një të kaluar të dhimbshme
9 Qershor, 11:53
-
Rama inspekton punimet në aksin Thumanë Kashar: Deri tani janë realizuar 40% e punimeve, përmbushen parametrat e sigurisë rrugore
9 Qershor, 11:48
-
BE-ja vlerëson draftin e propozuar nga Rama për Asociacionin: Tekst i shkruar me shumë seriozitet, ka një cilësi shumë të lartë
9 Qershor, 11:29
-
Siguroi targat për atentatin në lokalin e Fatjon Muratit, Gjykata lë në burg Nikoll Sherrnikun! Dëshmon miku i tij: Më tha që i deshte për Ervis Martinajn
9 Qershor, 10:57
-
Murali i Messit në konviktin e studentëve në Tiranë, media e huaj AP: Lumturohen shqiptarët
9 Qershor, 08:46
-
Rally Albania 2023, Rama: Promovon traditën më të mirë me kulinarinë fantastike dhe mrekullinë e rivierës sonë
9 Qershor, 08:16
-
Drafti i Ramës për Asociacionin në Kosovë, deputeti i PDK: Të prezantohej në mbledhjen e përbashkët të qeverive! Mos ta përdorin për patriotizma me shqiponjë
8 Qershor, 21:20
-
Ryanair 'zbarkon' në Shqipëri, ‘sulm frontal’ për Wizz Air! Fluturime me çmime të ulëta për shqiptarët në 17 linja ajrore
8 Qershor, 19:52
-
Mero Baze: Ata që 'vigjilojnë' ndaj Edi Ramës, për Kosovën
8 Qershor, 19:45
-
Opozita kundër draftit për Asociacionin! Berisha: Rama ‘vasal’ i Vuçiçit! Meta: Veprimet e njëanshme acarojnë më shumë! Vasili: Ta urrejmë këtë besprerë
8 Qershor, 19:42