Zgjedhjet vendore, Veliaj: Do i fitojmë të pesta bashkitë e Tiranës! Në 2023, prioritet arsimi, sporti e infrastruktura

Zgjedhjet vendore, Veliaj: Do i fitojmë të pesta bashkitë e Tiranës! Në 2023, prioritet arsimi, sporti e infrastruktura

Erion Veliaj

Katër muaj nga zgjedhjet vendore, kryetari i Bashkisë së Tiranës është i bindur se mazhoranca do t’i fitojë të 5 bashkitë e qarkut më të madh në vend, ku ai është udhëheqës politik.

“Ambicia jonë është e qartë, ne duam të fitojmë 5-0 dhe jo se do jetë 5-0 se kemi inat kundërshtarin, fitojmë 5-0 sepse kemi dëshirë punën. Filozofia e këtyre zgjedhjeve është shumë e thjeshtë”.

Në një intervistë për Tv Klan, ai thotë se siguria për rezultatin vjen nga performanca që kanë pasur 5 kryebashkiakët socialistë dhe nga situata në të cilën ndodhet opozita.

“Pesë menaxherët që ne duam të rikonfirmojmë në këto 5 bashki kanë punuar dhe na rezulton në sondazhe kanë qasje më të larta që të fitojnë dhe të riokonfirmohen. Ndërkohë kemi një palë tjetër ku njëri ka hall se partia u deskreditua, u shkërmoq dhe u desh ta hapte me një numër tjetër nipti, një qepen tjetër nga ekstremi i majtë në atë të djathtë, tjetri është non grata. Hallexhinjtë që kanë halle të ndryshme nuk duhet t’i kthejnë hallet e tyre në halle kombëtare apo lokale”.

Për shkak të performancës, rikonfirmimi nuk është është në diskutim dhe Veliaj do të garojë për një mandat të tretë.

“Tashmë e kam filluar fushatën kemi marrë të gjitha masat që në 27 njësitë të kemi fitore”.

Puna dhe investimet, thotë kryebashkiaku, janë çelësi i suksesit, ku përveç Teatrit të ri Kombëtar për të cilin ka nisur puna, brenda këtij viti do të vijë edhe përfundimi i veprave të mëdha infrastrukturore për kryeqytetin.

“Ne duam që të mbarojmë Piramidën këtë Pranverë, të fillojmë Kopshtin Botanik pasi s’mund të jetë peng i rojës që merr para për fotografi dasmash. Duam që të perfundojmë unazën kemi një bashkëpunim me qeverinë ku ata bëjnë aksin kryesor në merremi me shpronësimet dhe atyre që janë pa letra në gjurmën e unazës. Duam të mbarojmë unazën nga sheshi Shqiponja, kalojmë në lumin Paskuqan, rifutemi në Tufinë dhe bashkohemi në Farkë me unazën ekzistuese”.

Viti 2023 e gjen Tiranën si Qyteti Europian i Sportit, dhe kryebashkiaku Veliaj thotë se përveç mijëra aktiviteteve sportive, puna do të fokusohet dhe tek investimet sportive.

“Kemi parashikuar rreth 1 mijë aktivitete sportive, ajo që mësuam nga viti i rinisë është se gjithë këto aktivitete rrisin reputacionin e qytetit, shtojnë vlerën e pronës nga vizitorët që vijnë dhe kemi pasur një boom të turizmit. Njërin e lançoi edhe Kryeministri që është transformimi i stadiumit Selman Stërmasi në një hapësirë të ngjashme me Arenën Kombëtare, e cila do jetë një hapësirë komerciale, punësimi dhe sport. Të njëjtën gjë do bëjmë edhe me Pallatin e Sportit Asllan Rusi, që sigurisht do pasohen edhe me fusha sportive që ne do kompletojmë në zona të ndryshme të Tiranës. Janë planifikuar 100 terrene sportive”.

Investimet në shkolla pritet t’i japin fund mësimit me dy turne të cilat në disa zona po zhvillohet për shkak të rikonstruksionit të godinave ekzistuese arsimore.

“Nëse kemi shkolla me dy turne është për shkak të rikonstruksionit të disa shkollave. Kështu Tirana me 43 shkolla të reja besoj, që kjo fushatë që vjen është e para që shkollat me dy turne nuk do të zënë hapësirë. Akademia e Policisë, shkolla tjetër pranë spitalit të arabit, shkollat ekszistuese po ribëhen, shkolla Emin Duraku. Në shkollat ku donator është BE, burokracia është edhe në Nju Jork”.

E pas ndërtimit të shkollave të reja në Astir, Veliaj thotë se tashmë ka ardhur koha edhe për ndërtimin e kampusit universitar. / Tv Klan

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lalieri: 07/01/2023 10:36

    O lal suma Kur do sjellesh uji 24ore bashke me bablokun apo e ka fajin saliu qe spo Ju le te vendosni. Ke minke qender te tiranes qe nuk sjell dot uji 24 ore dhe do te rrish akoma mbi kto depozita uji ne pushtet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Vranësira dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot