Letra shokuese e Metës për OSBE, si Berisha pas 21 janarit: Rama po bën puç shteti, vendi drejt anarkisë

Ajo çka do të lexoni më poshtë, nuk është ndonjë gjë e re. Ilir Meta ka shkruar me dorën e tij, atë që ne e dimë të gjithë. Se Ai nuk është President, por lider i opozitës. Realstory.al është në posedim të Letrës që kreu i shtetit i ka dërguar Miroslav Lajçak, kreut aktual të OSBE, pikërisht në 20 qershor, një ditë para protestës së opozitës, të cilësuar jo vetëm më civilja por dhe më e bukura nga pikëpamja e organizimit politik, me gra, vajza efëmije, në vend të maskave, dhunës së egër dhe molotovëve. Letra e Metës flet për rreshqitjen e vendit në konflikt civil, në dhjetëra bashki, pikërisht kur dhuna në KZAZ kishte ndalur prej më shumë se 24 orësh, falë një paralajmërimi serioz për dy partitë kryesore se do të shfaqeshin në listën e zezë të DASH, si organizata kriminale.

Një lajm që nuk u konfirmua po as u përgënjeshtrua nga ambasada Amerikane në Tiranë. Por ajo që të shokon nga letra, janë jo vetëm të pavërtetat që Presidenti Meta shkruan në letër, por njëanshmëria me të cilën ai vlerëson situatën në vend. Në një pikë të letrës ai analizon shifrat elektorale si Eduard Zaloshnja, duke ia shtuar njërës palë, e dhënë tjetrës për të “argumentuar” se më pak se gjysma e votuesve pranojnë të shkojnë në zgjedhje, duke i bërë ato “antikushtetuese”. Por nuk mbaron këtu.

Pasi i flet në pjesën e parë duke radhitur vetëm argumentët e opozitës dhe asnjë të maxhorancës Ilir Meta i shkruan Lajcak se nisur nga Kushtetuta që “si përfaqësues i unitetit të Kombit (?!)… vendosa revokimin e dekretit të mëparshëm, duke anulluar zgjedhjet e 30 qershorit per nje datë të afërt”.

Ashtu si patën dyshuar mediat për shpejtësinë e botimit të atij që OSBE dhe amerikanët e quajnë njoftim dhe jo dekret, në fletoren zyrtare, Meta i referohet këtij fakti, si argument THEMELOR për detyrimin ligjor të zbatimit të tij, duke shtuar se “presidenti është i vetmi autoritet ligjor për shpalljen e datës së zgjedhjeve.  

Në një stil shokues më pas për disa burime perëndimorë që kanë parë letrën, ai përmend argumentin e vetëm sfidues të dekretit, Gjykatën Kushtetuese, me lehtësinë që një hajdut mund të thotë: Vodha, se e gjeta derën hapur. Por papërgjegjshmëria e kreut të shtetit i cili në mungesë të Kushtetueses, duhet të ishte edhe më garant i dokumentit themeltar të shtetit, shkon deri atje, sa të akuzojë se maxhoranca, kryeministri dhe ministra të tij “po ushtrojnë presion të paligjshëm dhe po kapin të gjitha institucionet, çka po çon drejt një puçi institucional”. 

Por letra vazhdon me një thirrje gati “të përlotur”, në stilin e Ismail Qemailit, kur i kërkon Lajçak të vërë dorën në zemër pasi ndërsa i shkruante këtë letër “në dhjetëra bashki ka shpërthuar kaosi civil dhe ku polici bashkiake po përplasen me policinë e shtetit”,  e cila sipas Ilirit po përdoret për mbajtjen e zgjedhjeve monopartiake dhe pengimin e zbatimit. Më pas tablloja (apo më mirë skenari që ka ai në kokë) shprehet hapur: “Prej dhjetë ditësh po përpiqem… të ndaloj konfliktin civil, që për fat të keq mund të dëmtojë procesin e integrimit dhe kryesimin e ardhshëm tonin të OSBE”.

Ankth apo kërcënim ky, i presidentit Meta?
Atë e di ai vetë, në momentet e errëta kur ka vendosur të shkruajë këtë letër, jo si kryetar shteti, e aq më pak si simbol i unitetit ndërkombëtar, por si një sponsor i aksionit opozitar dhe firmëtar i ndërgjegjshëm i akteve që shkojnë kundër kushtetutës, stabilitetit të vendit, kundër ndërkombëtarëve dhe në fund edhe kundër vetes së tij, në pozicionin e Presidentit.

Në fakt kjo letër mund të ishte letra e dorëheqjes së tij nga posti i kreut te shtetit dhe i kalimit zyrtarisht në krahun e opozitës, që do ishte i vetmi akt i ndershëm i Ilir Metës në fund të kësaj krize.

Përndryshe ai mbetet akti më i rëndë i keqpërdorimit të postit shtetëror tërësisht në konfikt interesik, kundër Kushtetutës që ai duhet të mbrojë. Dhe padyshim në fund “epikriza” e procesit të shkarkimit të tij. Për më rëndë e shkruar vetë, me duart e tij. Më Poshte lexoni të plotë letrën e Metës së bashku me faksimilet e origjinalit të saj.

I dashur ministër (Lajçak)

Duke marrë parasysh: – Një seri skandalesh botuar në mediat shqiptare dhe ndërkombëtare, ku përfshihet përgjime, në posedim të prokurorisë, që zbulojnë një skemë të organizuar mes të zyrtarëve të lartë të Partia Socialiste, ministrave të kabinetit dhe Policisë së Shtetit me banda kriminale për zgjedhjet lokale 2016 dhe zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017;

– Mungesën e gatishmërisë dhe veprimeve nga zyra e prokurorisë për të vazhduar me hetimin dhe ndjekjen e menjëhershme të atyre personave të përfshirë në këtë skemë dhe në raste të tjera të rënda korrupsioni  të botuara nga mediat ndërkombëtare;

– Protestat e rregullta kombëtare nga opozita e bashkuar dhe protestat e tjera lokale, që po shfaqen në të gjithë vendin, heqjen dorë en block të opozitës nga mandatet parlamentare dhe mosregjistrimin e tyre en block në zgjedhjet lokale të 30 qershorit;

– Kryeneçësinë e Kryeministrit për të shkuar përpara me zgjedhjet, pavarësisht faktit se në 31 nga 61 bashki do të kishin vetëm një kandidat të regjistruar nga Partia Socialiste; ndërsa 22 të tjera kanë nga një kandidat alternativ më shumë, nga një parti fallco, të regjistruar përtej afateve ligjore, duke shkelur të gjithë procedurat ligjore dhe administrative;

Duhet të theksohet se:

– Partitë aktuale opozitare politike (PD: LSI, PDIU dhe të tjerë aleatë) përbëjnë 48. 14% të votave të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të vitit 2017, ndërsa Partia Socialiste (PS) dhe aleatët politikë të saj aktualë përbëjnë gjithsej 49.83% të votave.

– Sa i përket përfaqësimit lokal, blloku aktual i opozitës përbën 48.6% të votës popullore të vitit 2015, ndërsa Partia Socialiste dhe aleatët e saj përbëjnë 43% të votave.

– Në lidhje me këto të dhëna, zhvillimi i zgjedhjeve të qeverisjes vendore më 30 qershor 2019, pa pjesëmarrjen e opozitës, që përfaqëson të paktën gjysmën e elektoratit shqiptar, shkel parimet kushtetuese cilësuara nga dispozitat e posaçme kushtetuese.

– Në të njëjtën kohë, mbajtja e zgjedhjeve të tilla do të përbënte një shkelje e nenit 3, Protokolli 1, i Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut dhe të klauzolave preambulative të MSA-së me BE-në.

– Klima shumë e tensionuar politike dhe sociale po shkon drejt sistemit monopartiak dhe potencialit për të përshkallëzuar konfliktin civil në të gjithë vendin. Veprimet institucionale që kërcënojnë pluralizmin politik, janë një sulm ndaj vetë ekzistencës së Republikës;

– Përpjekjet e mia të vazhdueshme institucionale duke apeluar tek të gjitha palët që të rivendosin dialogun politik dhe për të zgjidhur krizën kushtetuese: politike dhe përfaqësuese nuk patën sukses, duke përfshirë edhe ftesën time për të gjitha palët për një marrëveshje të përbashkët që të caktohet një datë e re për zgjedhjet lokale.

– Informacioni i poseduar në cilësinë time si President i Republikës për një përplasje të mundshme gjatë protestës kombëtare të 8 qershorit;

Duke vlerësuar ngjarjet në këtë shkallë shqetësimi, me kompetencat që më jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe duke marrë në konsideratë se si një përfaqësues i unitetit kombëtar, duhet të siguroj që dita e zgjedhjeve të jetë dita e unitetit dhe jo e konfliktit për popullin shqiptar, vendosa më 8 qershor të revokoj dekretin tim të parë që përcaktonte datën e zgjedhjeve lokale, duke anuluar zgjedhjet e 30 qershorit për një datë të mëvonshme, që do të vendosej së shpejti.

Dekreti im dhe arsyetimi i plotë kushtetues, ligjor dhe logjik u botua më 10 qershor. Ky dekret u botua në Fletoren Zyrtare më 11 qershor, dhe sipas nenit 117 të Kushtetutës sonë është në fuqi dhe i detyrueshëm për të gjitha institucionet shtetërore dhe qytetarët.

Unë kam këmbëngulur dhe apeluar publikisht që kjo periudhë kohore për të gjithë palët duhet të përdoret si një dritare e mundësisë për të hyrë menjëherë në dialog politik dhe të zgjidhë krizën e thellë dhe serioze si çështje urgjente, duke pasur parasysh edhe vendimin në pritje të Këshillit për negociatat e Shqipërisë për pranimin me Bashkimin Europian.

Kushtetuta jonë përcakton qartë Presidentin e Republikës si të vetmin autoritet me të drejtë ligjore për të shpallur datën e zgjedhjeve.

Tashmë dihet publikisht që precedenti i parë për shtyrjen e zgjedhjeve lokale nga Presidenti i Republikës u krijua në dhjetor 2006-janar 2007, falë kontribut ekskluziv të Kryetarit të Partisë Socialiste, Z. Rama, në atë kohë Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Për më tepër, me ligj, i vetmi institucion që mund të gjykojë mbi këtë Dekret të Presidentit është Gjykata Kushtetuese, e cila siç e dini është jo funksionale.

Presidenti i Republikës është institucioni i vetëm që ka shprehur shqetësim serioz në lidhje me mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Presidenti bëri çdo përpjekje për të zhbllokuar procesin e themelimit të Këshillit të Emërimeve në Gjyqësor, i bllokuar qëllimisht nga mazhoranca që kërkon të sigurojë kontrollin e plotë të saj, duke rrezikuar rënien e të gjithë sistemit. Ngjarjet, në mënyrë alarmante po përshkallëzohen nga kryeministri dhe ministrat e kabinetit, jo vetëm duke provokuar me retorikë thellësisht përçarëse dhe konfliktuese me anëtarët e opozitës dhe civilët, por edhe duke ushtruar presion të paligjshëm për kapjen e të gjitha institucioneve të tjera, që të çon drejt një grushti institucional të Kryeministrit.

Kryeministri Rama refuzon të pranojë Dekretin e Presidentit dhe ka urdhëruar përfaqësuesit e tij socialistë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të vazhdojnë përpara me zgjedhjet e 30 qershorit, komplet në shkelje të hapur të Kushtetutës dhe legjislacionit të vendit. Nga ana tjetër, këta (socialistët) anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë bërë thirrje për mosrespektimin e Dekretit të Presidentit të Republikës dhe për të ecur përpara me zgjedhjet e 30 qershorit, duke i kërcënuar publikisht të gjithë qytetarët, të cilët vendosin t’i binden këtij akti ligjor.

Ndërkohë që ju shkruaj, trazirat civile kanë shpërthyer në dhjetëra bashki, me punonjës bashkie dhe civilë uke u përplasur me Policinë e Shtetit për zhvillimin e zgjedhjeve lokale njëpartiake. Policia e Shtetit po përdoret për të ndaluar këto bashki dhe qytetarë që të zbatojnë dhe respektojnë Dekretin e Presidentit, sipas ligjit të Republikës. Tensionet janë rritur më tej dhe autonomia e organeve të qeverisjes vendore është shkelur, duke ppërshkallëzuar gjendjen e paligjshmërisë dhe anarkinë.

Pavarësisht se kanë kaluar 10 ditë nga dekreti im presidencial, unë vazhdimisht po u bëj thirrje të gjitha palëve të rivendosin dialogun politik, që synon zgjidhjen urgjente të kësaj krize gjithnjë në rritje, dhe për të parandaluar çdo konflikt civil gjë që për fat të keq do të rrezikonte stabilitetin e Shqipërisë dhe atë të Procesi i integrimit evropian të saj, duke përfshirë edhe statusin tonë në pritje për Kryesinë e radhës së OSBE-së.

Rrethanat më detyrojnë t’ju informoj siç thashë më lart për këtë çështje urgjente. Të vetëdijshëm për axhendën tuaj të zënë me çështje të tjera të rëndësishme, mbetem me besim se kësaj situate fatkeqe dhe të rëndë në vendin tim, do t’i jepet vëmendja dhe shqyrtimi i duhur. Ju lutem Shkëlqesia Juaj pranoni  t’ju siguroj për konsideratën time më të lartë.

Sinqerisht i juaji

Ilir Meta

Letra e Metës drejtuar kreut të OSBE Miroslav Lajçak

Realstory.al

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ndricimi: 24/06/2019 10:43

    Me pleher nuk ka si behet,ndyresira e presidences,letyra e politikes.

    Përgjigju
  • luni: 24/06/2019 09:21

    Ky eshte komplet debil.Shikoni se si firmos.Megjithese supozohet se ka bere dhe nje barre shkolle,as firmen e tij s'di si ta hedhe.Keshtu si ky firmosin vetem filloristet dhe injorantet.Thjesht bejne nje dy vija te shtrembere.Vetem nje gje di te beje mire ky kopil nga skrapari.Te vjedhe dhe te peshkoje ne ujere te turbullta per te nxire jetem ketij populli e ketij vendi.Pis dhe kokepalare!

    Përgjigju
  • KASAPI ME SHKOLL TË LART REXHEP LEKA [ KEPI ]: 24/06/2019 07:58

    Ky njeri me emrin ilir hajdut meta është njeriu më i pështir i kombit Shqiptar. Është një fundërrin e një njeri me thik në dorë që të bie mbra shpine. Ky ska din e iman e luan dhe rolin e demikratit e njeriut me dinjitet . Po ky njeri s'ka burni s'ka moral e është i mbaruar si bur LANGARAQ.

    Përgjigju
  • Emigrant usa: 24/06/2019 03:58

    ShumeLLAFE KA POR AJO QE PO BEN ESHTE VERTETE HEROIKE JE VERTETE NJE JF KENEDY I SHQIPERISE

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 24/06/2019 02:02

    Vetem nje gjykate nderkombetare mund ti denoje keto lloj politikanesh te tipit Berisha,Meta,Mediu,Basha Doshi etj, etj

    Përgjigju
  • Fshatari pa toke: 24/06/2019 00:07

    Merreni dhe mbylleni ne psikiatri.

    Përgjigju
  • Qobani: 23/06/2019 23:45

    Evlad unë për veti gjithmon e kam dasht punen i kam pas txhitha tmirat,jam kan marakli në PIDHË vetem MENDË nuk kam pas boll isha shum shkall nder sojin e Zotni qenit,ju drejtova KRIJUSIT TË XHITHSIS si me dal prej krize,BABA mtha rrite sojin,ju që po punoni me përjetu lixhin e nanes NATYR kur tlëvizni nëpër shkall,keni takime në raste të ndryshme,vetem me hallall,hiqne lakmin ecni para,në çdo shkall që kaloni ju bahni për diqka ma i shkathët,vetem KRIJUSI i ka txhitha komplet,për ne asht me randsi në perioden e ardhshme të jem bile spaku nji shkall ma nalt se tani,nuk asht von VEHDISOHUNI

    Përgjigju
  • Drejtësia po vjen: 23/06/2019 23:23

    Se kush ësht ilir meta e kuptuam,,,mgjthse ka shum akoma,,do habiteni me veprimet e këtij injoranti!!!!VETËM DUA TË SI SE ÇFAR MENDOJN ATA QË E MBANIN PËR POLITIKAN PRAGMATIST E TË ZGJUAR????????????????????

    Përgjigju
    • Thanoja: 24/06/2019 09:47

      Po e mbajne nga leku se e dine ca lloji eshte. Dhe per servilizem jemi te paret ne

  • emigrant: 23/06/2019 22:56

    presidentii m*tit, plera hajduti dhe mafiozi me i madh i kombit.

    Përgjigju
  • Daku: 23/06/2019 22:09

    Trapin trapin do merrni ne 30 qershor..ky mallisti ne 1 korrik per azil ne rusi do jet

    Përgjigju
  • sifi: 23/06/2019 21:11

    Letra e opozites e derguar nga zoti Meta tregon renien psukologjike te tij sidomos kur degjoi nga SHBA dhe BE se pergjegjesit e dhunes fo pergjigjen ligjerisht .Eshte vone se Lancak ka narre urdherin e BE per vazhdimin e zgjedhjeve ne resoekt te dekretit te zotit Meta per daten 30 Qershor

    Përgjigju
  • Arbëri: 23/06/2019 20:23

    Po a nuk tha fallgjorja se likja do i kthehet shtëpia (LSI ) Kjo është dorheqja e tij sepse iu ka fut frika në palc të kurrizit, luli jo vetem që ja shkriu LSI -n por si duket ia mori edhe fallgjoren në këtë rrugë pa kthim !!! Gëzuar like....Kopliku nuk është ndertuar për maca, por për njerêz si ti si sala e shumë të tj...!!!

    Përgjigju
  • Populli: 23/06/2019 20:09

    La nam ky! Tani prite ti shkruaj edhe gjykates se Skraparit! Nuk po le gure pa levizur vulehumburi qe te mbroje lekuren e tij! Po pse nuk i shkruan qe e konsideron popullin e vet kokpalare ky dhe nuk perfaqeson popullin gjekundi?! Ky i pabese sharlatan dhe hipokrit ben mire ti dergoje dhe nje leter departamentit te shtetit amerikan ku te rrefehet per lidhjen me ruset etj etj! Ne karrieren tende o Ilir Meta do jete nje njolle e zeze qe nuk do mundesh ta shlyesh dot nga kujtesa e njerezve dhe nga libri i historise se ketij sistemi ne shqiperi ne asnje rrethane! Turp as doreheqja nuk rregullon dot ate gabim historik qe i shtove karrjeres tende braktisese percarese klienteliste dhe luftenxitese me te cilin njollose emrin tashme te njollosur prej kohesh dhe postin e larte te presidentit te republikes

    Përgjigju
  • Cubi: 23/06/2019 19:53

    Me kete sherbim ndaj sali qenit,ky po ja fut vetes akoma me shum.Ky esht antishqiptar si dhe Opozita kriminale sic ka treguar gjith keto vite . Hallall ke e trasha president leshi.

    Përgjigju
  • ERP: 23/06/2019 19:31

    Po te vjen mortja dasht Zoti madh

    Përgjigju
  • mos qaj o floriiii: 23/06/2019 19:30

    po ju nuk jeni as bura as gra perfundimisht!!!o like po ti dine miliardat o flori .kudo qe ti fshehesh LAJCAK nuk ka 11 wc ne shtepi o qyq i vockel skrapari .i di budallenj valle ata qe bejne politiken e botes?!!!mos u merzit aman se na vret edhe veten pastaj .me qetesi me dashuri te behen zgjedhjet te formohen gjykatat dhe te behet ndonje politikan shembull duke e rrasur brenda qe ne fund te besoje europa qe shqiperia ka bere perparim dhe me TY ne burg dhe saliun bashke shqiperine do e kemi si europa me ne fund!! lexo mendo dhe mos u tremb o kokcep

    Përgjigju
  • Leo: 23/06/2019 19:30

    Ik or hajdut se nuk te beson me njeri ty sepse e le treguar fytyren tende te pa cip edhe te nderkombtaret

    Përgjigju
  • Ops: 23/06/2019 19:30

    Letra mo korrekte por sufllaqexhit e administrates do bejme komente dhe pazarxhit e tendrave

    Përgjigju
    • 007: 23/06/2019 19:59

      Te sugjeroj ta mesosh permendesh,bile mundohu gjej nje kopje dhe piji lengun cdo mengjes.Sa i perket nenpunsave as duan tja din per komentet qe bejn njerez te ndryshem,as i lexojn fare.

  • Eri: 23/06/2019 19:23

    Te qifsha rracen tate dhe kush te te ghote ty shqiptar!! Moterqir burre!! Ee cfarr burri je ti kurv mashkull:

    Përgjigju
  • franko: 23/06/2019 19:20

    Mjer shqiperia se te ka ty president.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve