'Zgjedhorja'/ Bardhi: PS në tryezë me arkitektin e blerjes së votës! Qeveria të heqë gjendjen e jashtëzakonshme, t'i hapë rrugë zgjedhjeve të lira

'Zgjedhorja'/ Bardhi: PS në tryezë me arkitektin e blerjes së votës! Qeveria të heqë gjendjen e jashtëzakonshme, t'i hapë rrugë zgjedhjeve të lira

Gazment Bardhi

TIRANE- Sekretari i Përgjitshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me arritjen e marrëveshjes së palëve për Reformën Zgjedhore. Bardhi thotë se marrëveshja u arrit me ndërmjetësimin e partnerëve ndërkombëtarë, pavarësisht propagandës për të mbuluar thelbin e saj. Teksa ka botuar disa prej pikave të dakordësuara në tryezë, Bardhi thekson se kjo reformë nuk do të diktohet nga qeveria e votave të blera, vendimet do merren me konsesur jashtë parlamentit, duke e cilësuar atë vetëm një noter formal të vendimeve të tryezës politike.

Bardhi thumbon Partinë Socialiste me një sulm të drejtëpërdrejtë për bashkëkryetarin e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, i akuzuar më herët nga PD për përfshirje në shit-blerjen e votave. Ndërsa i bën thirrje qeverisë të heqë gjendjen e jashtëzakonshme për t'i hapur rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

"Propaganda është më e ethshme se asnjëherë për të mbuluar thelbin e asaj që u arrit me ndërmjetësimin e partnerëve ndërkombëtarë:
1.Reforma zgjedhore nuk do të diktohet nga qeveria e votave të blera.
2.Vendimet për reformën zgjedhore do të marren me konsensus jashtë Parlamentit ilegjitim.
3. Parlamenti është vetëm noter formal i vendimeve të tryezës politike.
Përfaqësimi në tryezën e reformës zgjedhore me një nga arkitektët e blerjes së votës është në turpin e PS. Në dorën tonë nuk është të zgjedhim kundërshtarin, por të bëjmë çdo gjë për zbatimin e reformës zgjedhore, që çon vendin drejt zgjedhjeve.
Në dorën e qeverisë është të heqë gjendjen e jashtëzakonshme dhe t’u hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme"
, shkruan Bardhi.

Dokumenti i publikuar nga Bardhi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 14/01/2020 18:34

    Mos u tut hej burre neshe kavajas je rrugen e ke te hapur nga Zigu i Tiranes. Hiqe dhe ti turpin nuk behet qameti se e dine te gjithe prirjen tende seksuale

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane